KUSH ËSHTË PRONARI/ Sekuestrohet pallati në Farkë, Balluku i ‘shtrin dorën’ ...

KUSH ËSHTË PRONARI/ Sekuestrohet pallati në Farkë, Balluku i ‘shtrin dorën’ ndërtuesit për konsensus, rritet ‘çmimi’ i lejeve te Bashkia e Tiranës, batërdi te zyrat

86
0
Shares

Ka nisur operacioni i sekuestrimit të kateve e të metrave shtesë të ndërtuara në shkelje të ligjit e të lejes së ndërtimit, njofton zyra e shtypit e qeverisë.

”Ndërtuesit mund t’i parablejnë ato me një çmim të indeksuar mbi çmimin real të tregut dhe paratë e përfituara do të derdhen në fondin e shpronësimeve të Unazës së Re ose mund t’i dhurojnë, që të përdoren si apartamente për strehim social apo mjedise zyrash për institucionet”, tha ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku para një pallati shumëkatësh në Farkë, rreth 2 km nga zyra e Ballukut.

Në vijim Balluku tha se ndërkohë për të gjitha rastet ka edhe një gjobë për çdo metër katror dhe për rastet kur ndërtuesi nuk pranon opsionet parablerje apo dhuratë që çojnë në ligjërimin e shtesave për arsye sociale, ai ndiqet edhe penalisht sipas ligjit.

Pallati është ndërtuar në sytë e policisë së shtetit, policisë bashkiake, IKMT, patronazhistëve, bashkisë së Tiranës, agjencive përkatëse çfarë do të thotë se ndertuesi i ka korruptuar një për një, ose banesa nuk është legalizuar për arsye politike.

Pallati është pronë e Julian Morinës i cili ka aplikuar për legalizim por është refuzuar sipas ministrisë së Infrastrukturës.

Ky është një tjetër aksion fake i qeverisë veçse pritet të rritet çmimi i lejes së ndërtimit nga bashkia. Në këtë rast Belinda është ujku që tremb ndërtuesit të shkojmë me vrap te Veliaj. Ky i fundit e di vet pastaj. a.b

https://fb.watch/fpHrEJdPxv/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY