Gazetari Collaku: 3 milionë euro për të hequr një prokuror nga sistemi

Gazetari Collaku: 3 milionë euro për të hequr një prokuror nga sistemi

37
0
Shares

Gazetari Basir Çollaku deklaroi në një takim me kreun e PD, Sali Berisha se trupa e vettingut ka pasur raste që është paguar 3 milionë euro për të larguar një prokuror nga detyra dhe shuma të përafërta për të qëndruar dikush tjetër në detyrë.

“Sot bandat dhe krimi kanë zëvendësuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Me këtë dua të them që rezultatet elektorale, promovimet, zgjedhjet e kandidatëve, mbështetja që ata japin me paratë e krimit, bëjnë që kjo ortakëri të vendosë për fatet tona, përditshmërinë tonë të sotme dhe të nesërme. Këta kanë një garanci dhe një mbrojtje ekstreme që fatkeqësisht është drejtësia.

Kam hulumtuar jo pak për vettingun, ku shumica e trupës qoftë e shkallës së parë apo të shkallës së dytë, cilësia e punës së tyre ka ndëshkuar prokurorë e gjyqtarë që duhet të ishin sot në sistem. Ka raste që janë paguar deri në 3 milionë euro për të larguar një prokuror dhe shuma të përafërta për të qëndruar dikush tjetër në detyrë.”-tha Çollaku. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY