Berisha: Rama zbaton një ideologji droge. Soros kërkon që të ndalohet lufta...

Berisha: Rama zbaton një ideologji droge. Soros kërkon që të ndalohet lufta ndaj drogës

38
0
Shares

Kryetari i PD Sali Berisha zhvilloi këtë pasdite në Rogmer një bashkëbisedim me ekspertë dhe gazetarë për situatën alarmante që po kalon rendi publik në Shqipëri.

“Kjo qeveri erdhi me shenjën e drogës. I pari dhe i vetmi narkoshtet në Europë”, tha krei i PD.

Argumentat e Berishës;

Në raport me sigurinë kombëtare, atë të qytetarëve, rendin, jetën, në raport me veprimtarinë e policisë dhe organeve ligjëzbatuese, ajo që ka pasur efektin më shkatërrimtar në Shqipëri, ka qenë dhe është droga. Ju jeni dëshmitarë se, kjo qeverisje erdhi me shenjën e drogës. Erdhi me skaf. Nga të gjithë politikanët shqiptarë, njëri i vetmi në atë kohë që kishte skaf, dhe i vetmi në atë kohë që u emërua ministër.
Në një akt shkatërrimtar për rendin, goditën policinë kriminale, që ishte përballur ndërvite me sukses me banda të ndryshme duke i vënë para ligjit dhe i hapën rrugë, shndërrimit të Shqipërisë në Kolumbi apo kanabistan. Analistë, media të huaja, kanë deklaruar në mënyrë të përsëritur se në Shqipëri në këto vite u ndërtua narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë.
Ishte me pasoja jashtëzakonisht të dëmshme dhe të rrezikshme për Shqipërinë, politika e kanalizimit të saj. Ajo krijoi miliarda e miliarda euro, me të cilat trafikantët shqiptarë u vërsulën të pushtojnë kartelet e kokainës në Amerikën Latine.
Më kujtohet një shifër e autoriteteve italiane. Në vitin 2012, kanë marrë gjithsej nga Shqipëria, 12.6 kilogramë kokainë, sipas raporteve të tyre. Raporti i grupit të Dublinit shprehej qartë se rruga e heroinës nuk kalon më nëpër Shqipëri, por devijoi nga Maqedonia drejt Serbisë dhe Europës. Ishte gabimi më i madh që iu bë me inkurajimin e kanalizimit të Shqipërisë.

Berisha: Rama zbaton një ideologji droge. Soros kërkon që të ndalohet lufta ndaj drogës

Do të jetë me interes për çdo vend që mendon të legalizojë kanabisin të vijnë të studiojnë Shqipërinë dhe pasojat e saj. Droga është krim. Asnjë komb nuk ka nevojë për të.
Nuk po merrem tek efektet shëndetësore, pasi në mënyrë absolute përveç disa efekteve në qetësimin e dhimbjeve apo të përzierave, të pranuara, efekte të tjera pozitive nuk ka faktuar askush dhe e kanë studiuar në të gjitha mënyrat.
Ajo bëhet armë e të fortëve, gjeneron krim çdo ditë, shkatërron ekonomi. Ku jemi ne sot? Dy tregues do të them, të raporteve të fundit; ne zëmë vendin e parë në Europë, me të parin me distancë të madhe në treguesin e ndërtimit. Ne mund ta kemi 4-5 herë më të lartë se Suedia, sipas Eurostat. Në çdo logjikë ekonomike, aty ku ndërtohet kaq shumë, çmimet duhet të jenë nga më të pranueshme. Por e vërteta është se rreshtohemi të tretit në Europë për çmimet më të larta në ndërtime.
Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se ata që nuk kanë nuk blejnë dot më apartamente. Nuk mund të blejnë. Ata mbeten pastrehë. Vendi mbushet me kulla e ndërtime, por qytetarët shqiptarë nga kjo shohin vetëm mollën e ndaluar.
Kjo histori erdhi se Edi Rama zbaton një ideologji droge, të cilën e propagandon Xhorxh Soros. Ky multimiliardjer merr nisma në OKB, bashkë me qeveritarë si Edi Rama, për të ndaluar luftën kundër drogës. Në këtë kontekst nuk mund të mos shpjegohet ndryshe se ministri i parë i rendit i kësaj partie ishte skafisti Saimir Tahiri. Ministri i dytë i rendit ishte përfaqësues i klanit Xhafa, i treti është veristi, Bledi Çuçi, i cili mban këshilltar njërin nga arkitektët më kryesorë të kanalizimit të Shqipërisë, e kështu me radhë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY