Air Albania i paregjistruar tek Regjistri i Pronarëve Përfitues, ku shkojnë lekët...

Air Albania i paregjistruar tek Regjistri i Pronarëve Përfitues, ku shkojnë lekët e biletave

48
0
Shares

Fakti se kompania Air Albania edhe me aksioner shtetin nuk është regjistruar ne regjistrin e Pronarëve Përfitues, ka ngritur dyshime për abuzime në lidhje me të ardhurat e kompanisë.

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani konsideron se ky është një abuzim i madh.

QKB e ka ç’regjistruar sot me një vendim të saj kompaninë e vetme ajrore me kapital kryesisht shqiptar.

Postimi i Manjanit:

Një minutë!

QKB që është në vartësi e “pronësi” të Edi Ramës, pezullon Air Albanian që është gjithashtu në “pronësi” të Edi Ramës!?

Prit, prit!

I thotë QKB “kush janë pronarët?! Dmth ku i çoni lekët e biletave?!

Uau!

Prit, prit dhe pak!

Paska që në 2018 pa bërë një bilanc!!!

Uau!
Unë një NiPT avokati kam dhe nuk guxoj të mos mbyll bilancin e vitit në afat..!!

Ligjërisht biznesi që mblyll dot një bilanc është i falimentuar.

Pse 3 vjet pa bilanc?!
Si ka mundësi që paskemi të regjistruar kompani pa pronarë përfitues?!
****
Gjithmonë kam pyetur veten pse kaq trashë luajnë me letrat zyrtare këta?!
Janë të vërtetë të trashë apo thjesht arrogantë që ndjehen si pronar të çdo gjëje?! a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY