TIRANË/ Policia ndërhyn një familje ku burri i drejtoi armën gruas

TIRANË/ Policia ndërhyn një familje ku burri i drejtoi armën gruas

52
0
Shares

Vihet në pranga 57-vjeçari në rruhën Sabaudin Gabrani në Tiranë që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe e kanosi atë me armë gjahu.

Gjatë ndërhyrjes, 57-vjeçari ka kanosur edhe punonjësit e Policisë, me armën e gjahut.

Detajet:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas njoftimit se në rrugën “Sabaudin Gabrani”, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e kishte kërcënuar me armë gjahu, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërhyrja”.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– S. D., 57 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Mbrëmjen e djeshme, shtetasi S. D. ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë me armë gjahu (çifte). Në momentin që kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ky shtetas, ka kanosur me çifte, për shkak të detyrës, edhe punonjësit e Policisë. Pas neutralizimit të tij, 57-vjeçari nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për t’u shoqëruar në komisariat.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut (çifte).a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY