Takimi i Gledis Nanos me ‘agjentin’ e Martinaj, solli shkarkimin

Takimi i Gledis Nanos me ‘agjentin’ e Martinaj, solli shkarkimin

98
0
Shares

Agjenti i policisë Jeton Lami i arrestuar si peroni që shoqëroi dhe ndihmoi Ervis Martinajt, është dëshmitari kyç në zhdukjen e Elvis Martinajt, tha gazetari i kronikës. Elton Qyno.

Ai mbetet të jetë kontakti i fundit që është në dorë të policisë ku është ndarë me Martinajn në zonën e Shijakut nga ku nuk ka pasur më asnjë gjurmë e tij.

Agjenti Jeton Lami që ndihmoi Ervis Martinajn është thirrur në zyrë nga ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

“Ky individ ka qenë në verifikim nga vetë familjarët dhe është munduar që të tregojë diçka për fatin e Ervis Martinaj. Nuk ka folur as për familjarët dhe as për shtetin. E ka takuar Gledis Nano, fillimisht e ka mohuar. Pasi është njohur me pamjet filmime, që  policia i sekuestroi tek hotel Adriatik, ai doli zbuluar. Është takuar me drejtorin në zyrën e tij”, tha gazetari.

Sipas Qynos, Nano e ka pyetur se në çfarë forme ishte njohur me Martinajn, si e ndihmonte dhe kush ishin njerëzit që ndihmonin atë. Ka qëndruar 2 orë e gjysmë. Agjenti i ka dhënë një dëshmi. Nano ia ka thënë  ministrin, ministri ia ka përcjellë dikujt tjetër dhe më pas ai është shkarkuar. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY