Një 23 vjeçar në Kukës dyshohet se është zhdukur pasi familjarët e tij denoncuan se nuk është kthyer në shtëpi.
Ai kishte shkuar një ditë më parë për të mbledhur boronica në bjeshkë.
“Më datë 05.09.2022, në Komisariatin e Policisë Kukës, kanë bërë kallëzim familjarët e shtetasit M. A., 23 vjeç, banues në fshatin Borje, se gjatë ditës së djeshme 23-vjeçari ishte larguar në bjeshkë, për të mbledhur boronicë dhe nuk ishte kthyer më në banesë”, njoftoi policia e Kukësit.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë. Në bashkëpunim me Policinë Kufitare vijojnë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/