Drejtori i policisë kufitare në Bullgari dhe zëvendësi i tij kanë dhënë dorëheqjen nga postet përkatëse pasi një kompanie në pronësi të një trafikanti të dyshuar mori një tender për transportin e refugjatëve.
Antonio Angelov dhe zëvendësi i tij Yotko Andreev dhanë dorëheqjen me urdhër të kryeministrit Boyko Borissov.
Sipas mediave lokale, krerët e policisë kufitare i kishin dhënë tenderin me vlerë rreth 112 mijë dollarë kompanisë “Edelvais 0707”, në pronësi të Grigor Toshkov, i arrestuar në qershor të këtij viti teksa drejtonte një autobus me 65 emigrantë të paregjistruar në afërsi të kufirit me Turqinë.
Duke njoftuar shkarkimin e dy zyrtarëve, kryeministri Borissov e cilësoi ngjarjen si “të turpshme”, ndërsa ish-shefi i policisë kufitare bullgare, Valeri Grigorov tha për transmetuesin gjerman “DW” se korrupsioni është shumë i përhapur në radhët e kësaj force.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/