Një bari ra nga lartësia e një shkëmbi sot në Martanesh duke marrë plagë të rënda dhe për pasojë humbi jetën. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë por pa mundur të mbijetojë.
“Në fshatin Ndërfushas, njësia Administrative Martanesh,shtetasi A. B,
rreth 53 vjeç, duke kullotur bagëtitë dyshohet se është rrëzuar nga lartësia e një shkëmbi dhe për pasojë është transportuar drejt spitalit të Traumës Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore”, njoftoi policia e Bulqizës.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/