Gledis Nano, bisedë 2 orë me oficerin që shoqëroi Ervis Martinajn

Gledis Nano, bisedë 2 orë me oficerin që shoqëroi Ervis Martinajn

114
0
Shares

Agjenti i Operacionales, Jeton Lami i cili u arrestua ditë më parë pasi shoqëroi me makinë Ervis Martinajn, ka patur një takim kokë më kokë me ish drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nanon pas arrestimit të tij.

Sipas gazetarit Elton Qyno, gjatë një bisede në Opinion, takimi kishte zgjatur rreth 2 orë e gjysmë dhe se Lami kishte folur për emra dhe rrethana të lidhura me lëvizjet e fundit të bëra nga Martinaj. Qyno shtoi se ish oficeri Lami është një person me një rol kyç edhe në masakrën e Fushë Krujës ku u vra Brilant Martinaj.

“Jeton Lami ka zhvilluar një takim dy orë e gjysmë me Gledis Nanon. I ka kërkuar ndjesë dhe ka folur për emra të tjerë të përfshirë. Dyshimet janë se ka pasur diskutime edhe për rrethanat ku mund ta ketë dërguar Ervis Martinajn.

Biseda është bërë tek për tek në zyrën e Gledis Nanos. Kontaktin pas arrestimit e ka zhvilluar me drejtorin e përgjithshëm të policisë që ishte në detyrë. Lami është një person që ka një rol në ngjarjen e ndodhur në Fushë Krujë ku u vra Brilant Martinaj”– u shpreh gazetari Qyno.

Ndërkaq një shkrim i publikuar një media, jo fort të qartë për nga politikat editoriale dhe pronësia, pak ditë pas zhdukjes se Martinajt, lajmëronte se Martinaj ishte vrarë dhe në vrasje ishte përfshirë një biznesmen i fuqishëm. Lajmi u fshi nga faqja brenda pak orëve.

Ndërkojë edhe dorëheqja e Gledis Nanos kaloi përmes një cikli të çuditshëm. Të hënën një tv kombëtar privat dhe dy portale, lajmëruan dorëheqjen e tij ndërkohë që në pak caste ky lajm u përgënjështrua nga Drejtori i Policisë.

Dy ditë më pas ai u shkarkua nga Rama duke ndjekur gati një linjë mafioze të shkarkimit.

Pas vendimit të Ramës ambasada amerikane shprehu indirekt mospëlqimin e saj me këtë shkarkim. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY