Policia gjen dy turistë gjermanë të izoluar në Gadishullin e Karaburunit

Policia gjen dy turistë gjermanë të izoluar në Gadishullin e Karaburunit

39
0
Shares

Shërbimet e Delta Forcë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Vlorës, u kanë ardhur në ndihmë 2 turistëve gjermanë që kishin humbur orientimin, në Gadishullin e Karaburunit, dhe rrezikoheshin për shkak të terrenit shumë të vështirë, në këtë zonë.

Gjatë ditës së sotme, shërbimet e Repartit Special Delta Forcë kanë marrë njoftim nga shërbimi i emergjencave civile në Prefekturën e Qarkut Vlorë, se një çift turistësh gjermanë që ndodheshin në vendin e quajtur “Depot e Valanidhit”, në Gadishullin e Karaburunit, kishin humbur orientimin dhe po rrezikoheshin për shkak të terrenit shumë të vështirë në të cilin ndodheshin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Delta Forcë, në bashkëpunim dhe me Policinë Kufitare Vlorë kanë organizuar punën për t’u ardhur në ndihmë 2 shtetasve gjermanë.

Shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet, fillimisht gjatë vijës bregdetare, me mjet lundrues, dhe më pas kanë zbritur për të nisur kërkimet në tokë, në vendin e quajtur “Skaloma Bege”, në Karaburun, duke përdorur pajisje optike dhe mjete të tjera sinjalizuese policore.

Pas disa orë kërkimesh është bërë i mundur lokalizimi i dy shtetasve gjermanë, në një zonë me terren të vështirë.

Të dy turistëve gjermanë iu dha fillimisht ndihma e parë dhe më pas u transportuan me mjet lundrues në Repartin Delta Forcë, në gjendje të mirë shëndetësore.r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY