Degjesa me federatat sportive, Rama ka vendosur ne fakt legalizimin e basteve...

Degjesa me federatat sportive, Rama ka vendosur ne fakt legalizimin e basteve online

30
0
Shares

Në foto Rama me ‘bastexhinjtë’ sot në kryeministri

Dëgjesë publike me përfaqësues të federatave sportive mbi kërkesën për formalizmin e basteve sportive

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një dëgjesë publike me përfaqësues të federatave sportive, të kërkuar nga vetë federatat,lidhur me kërkesën e tyre për të konsideruar formalizmin e basteve sportive.

Në takimin, i cili u zhvillua edhe me pjesëmarrjen e Ministres së Arsimit dhe Sportit Evis Kushi Ministrit të Brendshëm Bledi Cuci dhe Ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, u diskutua gjerësisht mbi problematikën e basteve online në të zezë dhe propozimin për të realizuar formalizimin e tyre me qëllimin e vetëm që të ardhurat nga aktiviteti i formalizuar të shërbejnë në funksion të sportit, rinisë dhe të kulturës.

Ne vendosëm të ndalojmë krejtësisht lojërat e fatit, duke pasurparasysh një situatë absolutisht dramatike me kërpudhëzimin e gjithë infrastrukturës së lojërave të fatit, me pafundësinë e sallave të bingove e të atyre makinetave e të ekraneve të basteve, një shqetësim social posaçërisht për më të vegjlit, por edhe me situata familjare dramatike të katandisura deri në tragjedi. Dhe për hir të se vërtetës, ne besojmë se ka qenë një vendim absolutisht i drejtë dhe i duhur.” – u shpreh kryeministri Rama teksa risolli në vëmendje situatën problematike në kohën e marrjes së këtij vendimi.

Kryeministri theksoi se ndonëse situata aktuale është si nata me ditën, krahasuar me gjendjen e mëparshme, nuk do të ketërikthim tek sallat dhe tek lojërat e fatit.

Ndërkohë që dua ta theksoj shumë qartë, që të mos kemi asnjë iluzion dhe asnjë keqkuptim, ne nuk do kthehemi në asnjë mënyrë tek sallat, tek lojërat, tek batërdia e lojërave të fatit as për baste, as për makineta e as për dreq e shejtan. E vetmja konsideratë që ne po bëjmë është konsiderata për bastet sportive online dhe për asgjë tjetër, pavarësisht se ka shumë diskutim mbi këtë, “Duhet kjo, duhet edhe ajo”. Jo! Salla parazitësh dhe parazitizmi në Shqipëri ku mblidhen njerëzit dhe harxhojnë orë të tëra dhe luajnë për të hedhur në erë edhe ato kursime që prindërit ua japin fëmijëve në dorë, nuk do ketë” – u shpreh kryeministri Rama.r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY