Rreth orës 04:45, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja, shtetasi Andi Mithi 33 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten dhe 2 fëmijet, duke drejtuar automjet tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit njëri prej pasagjerëve një fëmijë 6 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërkohë që drejtuesi dhe 2 pasgjerët e tjerë, shtetasja Albana Mithi, 34 vjeçe dhe fëmija tjetër 3 vjeçe, ndodhen në spital e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/