Hakerat që goditën sistemin online të Shqipërisë kanë publikuar sot qindra numra telefoni dhe ID e qytetarëve shqiptarë duke i dhënë edhe një goditje tjetër sigurisë dhe privacisë së tyre.
Grupi i hakerave i ashtuquajtur “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut”, publikoi kohë më parë e-mailet e kryeministrit Edi Rama, Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes.
“Loja është gati për të nisur. Tani njerëzit do të kuptojnë se politikanët e tyre të korruptuar nuk kanë bërë asgjë për sigurinë e tyre”, thuhet në mesazhin shoqërues të dosjes me qindra numra të qytetarëve shqiptarë, shoqëruar me emrin, mbiemrin dhe numrin personal. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/