A ka dhënë dorëheqjen Gledis Nano, mediat janë të sigurta për të...

A ka dhënë dorëheqjen Gledis Nano, mediat janë të sigurta për të dy mundësitë!

74
0
Shares

Nevoja që Gledis Nano duhet të japë dorëheqjen është përkthyer sot në lajm sikur drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka dhënë dorëheqjen.

Lajmi është përhapur me shpejtësi në disa prej mediave online, mesditën e kësaj të hëne ndërkohë si shkak janë ngjarjet kriminale dhe gjendja ku ndodhet Policia e Shtetit.

Sipas mediave kryeministri Edi Rama ka pranuar shkresën e dorëheqjes së Gledis Nano dhe ka gjetur zëvendësuesin e tij. Po sipas lajmeve në fjalë, dorëzimi zyrtar i detyrës do të bëhet ditën e mërkurë

Ndërkaq reporteri i Droni.al thotë se drejtori nuk përgjigjet në telefon.

Por ndërsa është përhapur lajmi i dorëheqjes me po atë shpejtësi është përhapur lajmi i mosdorëheqjes.

Ky i fundit është edhe më i sigurtë dhe më i zjarrtë.

Besimi ndaj drejtorit ra në rastin e arretimit të ish deputetit Alqi Bllako ku ai u përfshi në një skenar për arratisje të Bllakos duke kryer arrestimin e tij afro 16 orë pas lëshimit të mandatit nga SPAK dhe gjykata speciale.

Më pas ka edhe mosveprime të tjera, veçmas ato që lidhen me inceneratorët ku drejtuesit e tyre janë në arrati.

Megjithatë policia nën drejtimin e tij arrestoi pronarin e Porcelanozës që e esktradoi në Spanjë, një risi kjo e policisë së shtetit që nuk i prek trafikantët që bëjmë biznes.

Gledis Nano mori drejtimin e Policisë së Shtetit në Tetor 2021. Më herët, Nano ka mbajtur postin e drejtorit të Anti-Terrorit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY