Bordi rrit papritur çmimin e naftës ndërkohë që niveli në tregjet ndërkombëtare...

Bordi rrit papritur çmimin e naftës ndërkohë që niveli në tregjet ndërkombëtare është në vlerat e paraluftës në Ukrainë

71
0
Shares

Bordi i Transparencës ka rritur sot çmimin e karburantit edhe pse në tregun ndërkombëtar ka rënë në nivelin e paraluftës.

Nga sot nafta do të shitet 227 lekë/litri nga 221 lekë që shitej deri tani. Benzina 201 lekë për litër. Ndërsa gazi i lëngshëm 78 lekë për litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 Gusht ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bursa e Londrës është hapur këtë të mërkurë me çmimin 92 dollarë për fuçi, nga 98 dollarë që ishte një javë më parë, ndërsa në bursën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 1 fuçi kushton 86 dollarë. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY