Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se krizën e rëndë po e vuan më shumë turizmi.
Dy propozimet e Berishës:
Për shkak së pari të ccmimeve stratosferike, të krijuara në mënyrën më artificiale nga bordet e Edi Ramës.
Për shkak të përdorimit të të ardhurave buxhetore nga Edi Rama dhe qeveria e tij në funksion të vjedhjes dhe shpërdorimit të tyre masiv, sicc është rasti i disbursimit të vazhdueshëm të fondeve publike mbi veprën e krimit, të cilësuar të tillë, djegësat e Fierit dhe Tiranës.
Sicc është rasti i ligjit të parlamentit për të financuar me qindra milionë euro, klientelën e Edi Ramës, me të cilën ai ndan paratë.
Sicc është rasti i prokurimeve të Korridorit Blu, apo korridorit të hajnisë.
Të gjitha këto po rrënojnë me shpejtësi ekonominë shqiptare, po rrënojnë buxhetet familjare.
Ajo që po e ndjen në mënyrën më të fuqishme, është sektori më kryesor i ekonomisë së vendit, turizmi.
Berisha: Të subvencionohen urgjent biletat e transportit urban dhe interurban.
Në këto rrethana emergjente, PD kërkon vendosjen e menjëhershme të subvencionimit të plotë të të gjitha biletave të transportit urban dhe interurban në territorin e Shqipërisë.
Ky propozim i PD nuk është i pabazuar, por i bazuar te një seri vendesh evropiane.
Ju kujtoj këtu se në Gjermani, me një biletë mujore prej 9 eurosh, lëviz në mbarë vendin.
Berisha: Të përgjysmohet menjëherë taksimi i naftës
Së dyti, PD kërkon përgjysmimin e menjëherëshëm të taksimit të naftës, që me vlerën 1.1 euro ëhtë më i larti në botë.
Ai është shndërruar në faktor kryesor të çmimit stratosferik të kësaj lënde djegëse në Shqipëri.
Përgjysmimi i kësaj barre fiskale, do të shoqërohej me një ulje korresponduese po kaq të rëndësishme të çmimit të naftës.
Ata që mendojnë se arka do boshatiset, kjo nuk është e vërtetë.
Mjafton që qeveria të zhdoganojë naftën që kalon jashtë sistemit doganor në Shqipëri.
Nuk ka asnjë mundësi që nafta të jetë kontrabandë, veccse kur patronohet nga dora e zezë e qeverisë. r.p





