“Duhet ndërhyrje e menjëheshme në buxhetin e vitit 2022”

“Duhet ndërhyrje e menjëheshme në buxhetin e vitit 2022”

34
0
Shares

Qeveria ka braktisur qytetarët dhe bizneset, asnjë paketë mbështetëse për ta në krizën e thellë ekonomike, tha sot anëtari i këshillit kombëtar të PD, Dorian Teliti. Duhet ndërhyrje e menjëheshme në buxhetin e vitit 2022, theksoi në një konferencë për mediat tek selia e PD.

Deklaratë e anëtarit të Këshillit Kombëtar, Dorian Teliti:

Çmimet vazhdojnë të rriten, ata që marrin ushqime me listë shtohen çdo ditë, jetesa po bëhet gjithnjë e më e papërballueshme.
Sipas raportit të fundit të OKB, 1 në 3 shqiptarë jeton në pasiguri ushqimore.
Disa muaj më parë, qeveria ndërmori një paketë 3-mujore ndihmë. Fatkeqësisht ishte më e ulëta në rajon dhe asgjë më shumë se një “lemoshë” . Paketa prill-maj-qershor nuk i dha aspak përgjigje nevojës për të luftuar efektet e krizës.

Që nga 1 korriku paketë mbështetëse nuk ka më. Qeveria i ka braktisur të gjithë: qytetarët në nevojë, pensionistët dhe bizneset.
Ndaj, Partia Demokratike kërkon që të ndërhyhet menjëherë në buxhetin e vitit 2022:
· Të shkurtohen të gjitha shpenzimet operative jo të domosdoshme.
· Të pezullohen të gjitha procedurat e prokurimeve publike që s’kanë lidhje me rritjen e ekonomisë & mirëqenies, por vetëm për fryrjen e xhepave të një grushti njerëzish.
· Të ndërpriten një orë e më parë pagesat buxhetore për të gjitha PPP-të korruptive, për të cilat janë rreth 120 milionë euro të parashikuara për tu paguar gjatë vitit aktual.

Çdo lek i kursyer nga masat e mësipërme dhe çdo lekë shtesë që ka ardhur në arkën e shtetit si pasojë e rritjes së çmimeve, ti kthehen sa më shpejt qytetarëve dhe bizneseve nëpërmjet paketave mbështetëse.
Për kujtesë: vetëm gjatë periudhës janar-qershor 2022 janë mbledhur 22.7 miliardë lekë më shumë TVSH krahasuar me janar-qershor 2021.
Lekët janë dhe gjenden lehtësisht në buxhet, por duhet vullneti politik i qeverisë për të konkretizuar një orë e më parë një paketë të dytë serioze antikrizë, në vend të “lemoshës” së paketës së parë.

Vullneti qeveritar nuk mungoi para ca ditësh kur u prezantua PPP-ja e fundit, shtrimi i një rruge “me flori”, me kosto prej 800 milionë eurosh.
Vullneti qeveritar nuk mungoi as një muaj më parë kur firmave të ndërtimit afer qeverise iu dhanë 80 milione euro kompensim për rritjen e kostove të ndërtimit.
Po kostot e rritura të qytetareve dhe biznesëve, a nuk duhen kompensuar?
A nuk e meritojnë shqiptarët e thjeshtë dhe bizneset e ndershme të njëjtën vëmendje nga qeveria?
Justifikimet e qeverisë për çdo vonesë nuk pijnë ujë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY