“Turizmi po falimenton. Bregdeti i boshatisur si asnjëherë më parë!“

“Turizmi po falimenton. Bregdeti i boshatisur si asnjëherë më parë!“

47
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha organizoi sot në Vlorë një takim me ekspertë, sipërmarrës, aktivistë dhe qytetarë nën sloganin “Turizmi në rrezik”.

“Turizmi po falimenton. Bregdeti i boshatisur si asnjëherë më parë!”, tha Berisha ndër të tjera gjatë takimit.

Pse ka çmime të larta! Argumenti i Berishës:

Sektori i turizmit po falimenton. Arrijmë në përfundimin shumë të hidhur se edhe kjo pasuri e pakrahasueshme, mahnitëse kombëtare, po shndërrohet në një mallkim për shqiptarët. Sot, ky vit është me kapacitete të boshatisura si asnjëherë më parë. Ata që investuan mundin dhe djersën e tyre në kapacitete turistike, këtë vit, shumë prej tyre mendojnë si t’i shesin, si të shpëtojnë nga falimentimi dhe barra e tyre. Nuk ka një sektor tjetër ekonomik që është tmerrësisht i rëndësishëm, punëson mbi çerek milionë qytetarë me anekse dhe të tjera është gjenerator kryesor, por ja ku jemi. Kapacitetet në korrik ishin as gjysmë për gjysmë të shfrytëzuara. Kapacitetet shfrytëzoheshin kryesisht në weekend. Por krahaso ti një investitor në Vlorë, apo në Durrës që të shfrytëzojë kapacitetet e tij dy ditë në javë, në një kohë kur homologu i tij në Greqi apo Turqi i shfrytëzon 5-6 muaj.

Berisha: Vjedhjet e qeverisë po rrënojnë turizmin dhe Shqipërinë!

Nuk është pandemia, por më e keqe se pandemia është politika që ndjek kjo qeveri. Dëgjoj qytetarë që nuk shkojmë në jug sepse na kushton nafta më shumë se një biletë easyjet. Njëri më thotë për të shkuar në Dhërmi më shkon 130 mijë lekë. Çmimet mund të jenë më të shtrenjta se sa arsyeja, por harrohet se po këta operatorë vjet kishin çmime të tjera. Sot këtu ushqimet kushtojnë 7-10% më shtrenjtë se në BE. Kjo është e dhënë statistike e EUROSTAT. Të shtrojmë një pyetje: A ka marrë një masë kjo qeveri për të lehtësuar turizmin në këtë periudhë? Çfarë fondesh ka angazhuar për të ndihmuar operatorët turistikë këtë verë që duket se është me probleme? Asgjë. Po e rrënon vjedhja turizmin dhe Shqipërinë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY