Ka pasur reagime plot ironi angleze në lidhje me ndalesën për Berishën për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar për shkak se ka mbështetir Damir Fazlliç dhe s eka lidhje me orvanozata të krimit të organizuar sot në fakt partnerë biznesi të qeverisë Rama, liruar nga burgjet e Berishës me garanci të anëtarëve të kryesisë së PS.
Sekretari i PD për Emigracionin, Indrit Hoxha thotë se cila është llogjika angleze që bën non grata Berishën dhe grata Ramën.
”Edi Rames i janë arrestuar, ministra, deputetë, kryetarë bashkish. Ka mbushur Angline me ‘shpia bari’ dhe dergon Gjiknurin t’u thote “hajde legalizojini paret e droges ne Shqiperi!”. Nderkohë Britania thote se Sali Berisha ka lidhje te ngushta ne krimin e organizuar.
Ne 2005-2007, Sali Berisha dergoi para drejtesise 128 banda te krimit te organizuar. Sot keto banda jane kthyer ne oligarkë dhe biznesmenë te qeverise dhe Edi Rames. Sot Edi Rama duhet te ishte ne burg. Gjithsesi, si gjithmonë, FAJIN E KA SALIU!!!”, shkruan Hoxha në rrjete sociale.
Ndërsa anëtari i kryesisë së PD, Gent Strazimiri thotë se vendimi është dhënë nga një qeveri e shkarkuar nga Parlamenti.
“Vendimi i një kabineti qeveritar të shkarkuar nga parlamenti britanik prej ditësh, madje me iniciativë të vetë ministrave anëtarë, është një “qokë” që dëshmon vetëm se:
* Ish-kolonizatori i 2/3 të botës, sot është kthyer në koloni të 1 individi, spekulantit ndërkombëtar George Soros.
Amerika e Britania këtu nuk hyjnë fare, po fare fare!
Kur kujtoj “misionin britanik” dhe atë që na bënë me Enver Hoxhën, a e dini që nuk ndjej hiç, po hiç keqardhje…?!
“Zoti nuk është mace me të grric”, thotë populli”, shkruan Gent Strazimiri. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/