Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Një urdhër gjykate ndërlikon papritur fushatën e Hillary Clinton

20/08/2016
Një urdhër gjykate ndërlikon papritur fushatën e Hillary Clinton
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Ruben Avxhiu

Një gjykatës federal ka urdhëruar Hillary Clinton që të paraqesë një dëshmi me shkrim, nën betim, për arsyet se pse ka përdorur një server privat kompjuterësh për postën elektronike, kur ishte Sekretare e Shtetit.

Vendimiu mort ë premten mbasdite nga Gjykatësi Emmet G. Sullivan i Gjykatës të Distriktit Federal në Washington, që miratoi kështu një mocion të paraqitur nga një organizatë avokatësie konservatore “Judicial Watch” (Mbikqyrja Gjyqësore).

Vendimi mund të ketë pasoja për kandidaten presidenciale demokrate, sepse ka siguruar që çështja e dyshimit se ka shkelur ligjin dhe ka abuzuar me zyrën ku ka qenë në krye të diplomacisë amerikane, do të vazhdojë të mbetet në lajme edhe më tej, gjatë fushatës.

Clinton udhëheq në anketime ndaj Donald Trump, mirëpo nuk ka pasur sukses në sqarimin e arsyeve se pse nuk ka përdorur serverët zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe nëse është vërtet e pafajshme për përcjelljen e disa dokumenteve të klasifikuara nëpërmjet postës së saj private elektronike.

Jo vetëm që dyshohet se korrespondenca e saj mund të jetë lexuar prej rusëve, kinezëve dhe shërbimeve të tjera sekrete, por ish-Sekretarja e Shtetit dyshohet se mund të ketë përzjerë biznesin personal me atë të shtetit duke favorizuar Fondacionin e Presidentit Bill Clinton.

Hillary Clinton dhe fushata e saj kanë hedhur poshtë akuzat dhe në fund të një hetimi drejtori i FBI-së nuk rekomandoi ngritjen e një padie federale kundër saj. Mirëpo, ndërsa teknikisht mund t’i ketë shpëtuar ligjit, kandidatja demokrate nuk po shpëton dot nga gjyqi i opinionit publik. Rreth 60% e amerikanëve thonë se nuk i besojnë dhe mendojnë se ajo është treguar e pasinqertë lidhur me punën e emailave të saj.

Me këto shifra, në një vit tjetër zgjedhor, zonja Clinton do ta kishte gati të pamundur të fitonte Shtëpinë e Bardhë. Për fatin e saj të mirë, përballë ka një kandidat që besohet akoma edhe më pak nga amerikanët, e që refuzon me këmbëngulje që të bëjë publike dokumentet e taksave. Donald Trump që vjen nga jashtë politikës ka lënë të përçarë partinë republikane dhe ka dëmtuar shanset e tij me ata votues hispanikë dhe femra që zakonisht votojnë për republikanët.

Mirëpo, Gjykatësi Sullivan sapo ia ka ndërlikuar fushatën edhe më shumë Hillary Clinton që kishte shpresuar se çështja ishte mbyllur me deklaratën e FBI-së.

Demokratët janë ankuar se ndryshe nga Donald Trump që akuzohet për mashtrim për të rrjepur financiarisht studentët e Universitetit Trump, por që i është pranuar kërkesa që të gjykohet pas zgjedhjeve, Hillary Clinton po detyrohet të dëshmojë përpara tyre.

Në fakt, organizata “Mbikqyrja Gjyqësore” ka kohë deri në 14 tetor për të paraqitur pyetjet e saj për zonjën Clinton. Zgjedhjet presidenciale janë në 8 nëntor. Pas kësaj ish-Sekretarja e Shtetit do të ketë deri 30 ditë pas datës 14 tetor, për t’u përgjigjur. Sipas llogarive, ajo mund ta vonojë me qëllim derisa të kalojë data e zgjedhjeve. Po nëse zgjedh këtë rrugë, vonesa mund të përdoret çdo ditë nga republikanët në fushatë, me pasoja të rrezikshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Benet Beci në SPAK, enigmë arsyet e thirrjes

GJKKO kalon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të tjerë për një tender të KESH

17/03/2026
Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

17/03/2026
Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

17/03/2026
Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

17/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Benet Beci në SPAK, enigmë arsyet e thirrjes

GJKKO kalon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të tjerë për një tender të KESH

17/03/2026
Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

17/03/2026
Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

17/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.