Iu vunë zjarrin tokave të tyre, për pasojë u dogjën sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme dhe vreshtari, në pronësi të shtetasve të tjerë, procedohen penalisht 2 shtetas.
Nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. B., banues në Vajkan, pasi ditën e djeshme ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur pemë ulliri edhe sipërfaqe toke në pyllin e fshatit Vajkan.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Dh. C., pasi në fshatin Gorre, Lushnjë, ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur pemë ulliri dhe vreshtari, në pronësi të shtetasit P. P.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 50 vjeç, banues në Sarandë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka rënë në kanal dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia nisi procedimi penal për shtetasen Xh. D., 28 vjeç, pasi dyshohet se duke ndërhyrë në të dhënat kompjuterike, ka publikuar në rrjetet sociale biseda private të shtetasit A. P.
Nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen S. B., 43 vjeçe, banuese në fshatin Golem i Madh, Lushnjë, pasi ka ndërtuar pa leje, në tokën në pronësi të saj.
Në datë 14.07 2022, u referuan materialet në Prokurori, pasi në fshatin Dushk, Lushnjë, në marketin e karburantit në administrim të shtetasit E. C., 36 vjeç, janë vjedhur 20.000 lekë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një shtetas 14 vjeç, pasi ka ndezur zjarr në parkimin e automjeteve të vjetra, në pronësi të babait të tij, dhe për shkak se zjarri ka dalë jashtë kontrollit janë djegur disa shkurre dhe janë shkaktuar dëme të vogla në këtë parkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D. S., 33 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka ndërtuar pa leje, në biznesin e tij.
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. B., 30 vjeç dhe Dh. B., 19 vjeç, banues në Divjakë, pasi janë kapur duke prerë pisha, në pyllin e Divjakës.r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/