Komisioni Evropian, shuplakë Ramës për amnistinë fiskale, investimet monopol në Durrës dhe...

Komisioni Evropian, shuplakë Ramës për amnistinë fiskale, investimet monopol në Durrës dhe Korporatën e Investimeve

65
0
Shares

Komisioni Evropian ka shprehur shqetësim të thellë në lidhje me ligjin për amnistinë fiskale që do miratojë shqiptare duke ia bërë të ditur se ligji do dëmtokë repitacionin e Shqipërisë.

“Komisioni nënvizoi shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ai do të dobësonte kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave, ndërkohë që do të bënte pak për të rritur aftësinë e administratës tatimore për të përmirësuar pajtueshmërinë e ardhshme lidhur me kërkesat tatimore. Për më tepër, për shkak se rezidentët jotatimorë, përfshirë shqiptarët që jetojnë në BE ose në Ballkanin Perëndimor, përfshihen në objektin e tij dhe u kërkohet të importojnë para në dorë për të përfituar nga amnistia, drafti aktual i ligjit ngre shqetësime serioze për Shtetet Anëtare të BE-së dhe partnerët e tjerë, si dhe një rrezik thelbësor reputacioni për vendin”, thuhet në një njoftim të zyrës së BE në Tiranë pasi është kryer takimi i 13-të i Nënkomitetit për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel.

Përfaqësues nga Komisioni Evropian (Komisioni) diskutuan mbi zhvillimet më të fundit në këto fusha me autoritetet përkatëse shqiptare. Takimi u bashkëkryesua për BE-në nga z. Andrew Williams, Sekretar i Përhershëm i Nënkomitetit në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit të Komisionit Evropian, ndërsa për Shqipërinë nga znj. Vasilika Vjero, Zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë.

Duke se Komisioni Evropian ka shqetësime edhe për korporatën shqiptare të Investimeve.

“Do ketë diskutime të mëtejshme për Korporatën Shqiptare të Investimeve, ndërsa do të ketë edhe vazhdimësi në lidhje me turizmin.

Lidhur me marrëveshjet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, Komisioni theksoi nevojën për qartësi të marrëveshjes tregtare në lidhje me mënyrën se si kompanitë e BE-së mund të konkurrojnë mbi baza të drejta dhe të barabarta për kontrata publike, siç parashikohet në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit”, thuhet në njoftim, ndër më të ashprit e Komisionit Evropian për qeverinë shqiptare.

Komisioni vuri në dukje aktivitetin e raportuar për konfiskimet në lidhje me drogën, paratë në dorë dhe shkeljet e të drejtave të pronësisë intelektuale, si dhe njohu progresin në bashkëpunimin e brendshëm.

Për sa i përket tatimeve, Komisioni mirëpriti faktin që Shqipëria është juridiksioni i parë në Ballkanin Perëndimor që zbaton Standardin e Përbashkët të Raportimit të OECD-së dhe ka përmirësuar shpejtësinë e rimbursimit të TVSH-së, por shprehu keqardhje që miratimi i Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave është vonuar. m.k

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY