Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama dhe Balluku inagurojnë rrugën Kardhiq Delvinë, asnjëri nuk përmend shifrën e tenderave të shpenzuar

02/07/2022
Rama dhe Balluku inagurojnë rrugën Kardhiq Delvinë, asnjëri nuk përmend shifrën e tenderave të shpenzuar
Share on FacebookShare on Whatsapp

U hap sot për qarkullim rruga më e re në Shqipëri, Kardhiq-Delvinë dhe tuneli i Skërficës, duke shënuar realizimin e një prej rrugëve më strategjike për zhvillimin e turizmit në bregdetin e Jugut, e cila shkurton me 45 minuta udhëtimin drejt Sarandës, duke rritur sigurinë rrugore, si edhe ofruar një tjetër spektakël të natyrës shqiptare

Vepra e shumëpritur prej banorëve të zonës dhe jo vetëm, si dhe e premtuar për dekada me radhë, është e hapur, për të lehtësuar ndjeshëm komunikimin e automjeteve, sidomos tashmë qësezoni veror, ka shtuar dukshëm fluksin e tyre.

Kryeministri Rama e nisi vizitën në rrugën e re, nga portali i tunelit, në krahun e Gjirokastrës,  së bashku me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe Ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, e më pas përshkroi tunelin për të dalë në zonën e Delvinës.

Tuneli, i cili u realizua 2 muaj përpara afatit të parashikuar nëkontratë, kalon në qafën e Skërficës, dhe ndodhet ndërmjet lotit 4 dhe lotit 6 të rrugës Kardhiq – Delvinë. Ky është segmenti me kushte më të vështira, si nga ana ndërtimore dhe nga kushtet gjeologjike, duke pasur parasysh terrenin ku kalon.

Në fjalët e tyre as kryeministri Rama dhe as ministrja Balluku nuk përmendën shifrën e shpenzuar për ndërtimin e rrugës e cila është katërfish me vlerën reale të ndërtimit.

“Sot dorëzojmë tunelin e Skërficës. Është loti i shtatë i Kardhiq – Delvinë, një vepër e nisur në 2008 me tre lote të mbetura rruguëve të cilat u përfunduan në 2018, 10 vite pas. Më pas në 2018 kemi nisur lotët e tjera, 4, 5 dhe 6 që i dorëzuam në 2021 dhe loti që tani po kalojmë që është tuneli i Skërficës, është loti i shtatë. 1.3 kilometra tunel dhe me dy portalet hyrës, 1.3 të tjera, pra 2.6 kilometra në total. E kemi nisur në gusht të 2020 për ta përfunduar në gusht të 2022 dhe siç premtuam ditën e hapjes e kemi përfunduar 2 muaj më parë për të qenë i gatshëm për sezonin e këtij viti. Rëndësinë e këtij aksi e kemi thënë shpesh herë. Është një nga pjesët më të rëndësishme që do të lidhë Gjirokastrën me Sarandën dhe Tepelenën. Ka qenë një moment i shumëpritur si nga bizneset e zonës ashtu dhe nga turistët.’ – detajoi Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Ndërsa Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro tha se ka një ndryshim shumë pozitiv të hartës turistike, ku nga rrugë me një kahje, janë shndërruar në infrastruktura lehtësuese për automjette dhe këmbësorët.

“Praktikisht është një revolucion sa i përket hartës turistike sepse itineraret deri tani kanë qenë me një kahje. Tani nga Saranda, edhe me trafikun që mund të ketë për shkak të turizmit, deri në fund të tunelit janë vetëm 20 minuta. Deri në rrugën e Kardhiqit janë dhe 10 kilometra pra dhe 5-6 minuta, çka e bën Sarandë – Gjirokastër, 35-40 minuta. Kjo do të thotë që harta turistike tanimë nuk është thjesht detare, por kemi një hartë turistike që lidh malin me detin dhe e bën atë që kemi objekti, turizmin gjatë gjithë vitit.

Nëse shikojmë flukset që vijnë nga porti i jahteve dhe trageteve në Sarandë, nëse deri vjet rrinin jo më shumë se një apo dy ditë, nga porti i Sarandës referohet që rrinë një javë. Unë besoj që kjo do të rritet sepse turistët vijnë dhe kanë një ofertë shumë më të madhe që e kapin brenda harkut të gjysmë ore nga Saranda deri në Përmet. Po të kemi parasysh lidhjen që po bëhet e Ersekës dhe Përmetit me Korçën, na krijohet një hartë apo unazë turistike që lidh detin me malësitë e Korçës. Po të shtojmë dhe investimet që janë bërë që lidhin Tepelenën me Vlorën dhe Tepelenën me Himarën, praktikisht shtëpitë në Tepelenë e në Gjirokastër janë me pamje nga deti.” – u shpreh Ministrja Kumbaro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën mësuesja dhe kamionisti, aksident tragjik në Gramsh

26/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën mësuesja dhe kamionisti, aksident tragjik në Gramsh

26/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.