Aleksandër Sadikja, 27 vjeç nga Memaliaj u vra sot përmes një atentati me eksploziv në makinë.
Më poshtë është momenti kur makina sapo ka shpërthyer. Densiteti i flakëve është shumë i madh dhe viktima ka marrë plagë edhe nga djegiet.
Sadikaj humbi jetën në spital.
Sadikaj rezulton të jetë përfshirë në ngjarje kriminale edhe në Greqi përveç Shqipërisë. Ai është akuzuar për vrasje edhe nga autoritetet e vendit fqinj.
Bëhet fjalë për një krim të ndodhur gjashtë vite me parë në Athinë. Dyshohet se vrasja në fjalë është kryer nga Sadikaj për prishjet e pazareve të drogës.
Skeda e Sadikajt në Shqipëri:
Më 09.04.2011 është arrestuar në Berat, pasi, së bashku me një person tjetër kanë tentuar të vjedhin në një subject në Berat;
Më 30.04.2011 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi Gjykata e Vlorës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim;
Më 31.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”. Më 23.08.2018, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 8 muaj burgim, për këtë vepër;
Më 29.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”;
Më 09.07.2019 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me thikë shtetasin A. D., duke i shkaktuar dëmtime serioze në trup;
Më datë 30.07.2019, Gjykata e Sarandës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/