“Emri i Dvoranit është mbështetur nga Veliaj, Rama pëlqen dikë tjetër”

“Emri i Dvoranit është mbështetur nga Veliaj, Rama pëlqen dikë tjetër”

75
0
Shares

Gazetatët kanë hedhur në publik emrat e mundshëm për President.

Arjan Çani tha në TPZ e tv MCN se emrat që po qarkullojnë si kandidatë për Presidentë nga PS, janë Ardian Dvorani dhe Majlinda Bregu.

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, gazetari Arjan Çani listoi disa nga kandidaturat e mundshme për president.

“Ardian Dvorani, është kandidat që mbështetet fort nga Erion Veliaj. Përveç tij e mbështet edhe Fatmir Xhafaj, e mbështet edhe Ambasada Amerikane. Majlinda ka shanse akoma edhe pse duket sikur është djegur. Rama e do shumë, për të qenë presidente. Por është hedhur në lojë edhe emri i Lindita Nikollës.

Flitet se ka shumë shanse edhe dajua i Astirit, që jeton në Mynih. Kjo është tallje e Edi Ramës. E di vetëm ai emrin”, tha Çani.

Armand Shkullaku tha se në votimin me zarfe për kandidatët e mundshëm për president, 50 anëtarë të grupit parlamentar socialist kanë vënë të parin emrin e kryeministrit.

“Ky është procesi më i turpshëm për president. Ky vuri të votojnë burra dhe gra, grupi parlamentar, të shënojnë tre emra dhe t’i hedhin në kuti. U bë me idenë që të hidhen në publik dhe të zgjidhet. Votoi shtëpia e Edi Ramës, votoi publiku nga shtëpia dhe në fund e vendos produksioni. Cilët emra propozoi grupi. Një njeri i PS më tha që pothuajse të gjithë kishin vënë të parin Edi Ramën. Ideja ishte, i pari që e meriton është ky… unë ju sfidoj të ftoni Taulant Ballën të nxjerrë fletët, pesëdhjetë deputetë të parin kanë vënë Edi Ramën”, tha Shkullaku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY