Ish-kryeministri Sali Berisha ka zyrtarizuar këtë mbrëmje kandidaturën e tij si kryetar i Partisë Demokratike duke rrëzuar alibitë se ai mund të tërhiqet nga gara në momentin e fundit.
Berisha ka kryer procesin e tij të kandidimit duke dorëzuar dokumentacionin e kërkuar pranë Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.
Dokumentacioni përbëhet në një kërkesë me shkrim ku shfaqet interesi për kandidim, një CV të përditësuar dhe formulari i pastërtisë se figurës.
Nesër është afati i fundit i aplikimit të kandidatëve të mundshëm për garë. Dy nga kandidaturat e pritshme, Fatbardh Kadilli dhe Edvin Kulluri deklaruan se nuk do të kandidojnë. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/