Banorët e zonës së Rinasit kanë dalë sërish në protestë në ditën e katërt të saj duke kërkuar që qeveria të heqë dorë nga bllokimi i rrugës vetëm me një kalim.
Edhe sot në protestë janë përfshirë edhe fëmijët, nxënës të shkollave të cilët pengohen nga vendimi për bllokinin e rrugës. Med protestuesve shikohen edhe nëna me karroca të fëmijëve.
Bllokimi i ka penalizuar në veprimtaritë e përditshme, duke përmendur se për të dërguar fëmijët në shkollë, duhet të bëjnë dy orë rrugë, si dhe e kanë të pamundur aksesimin e varrezave.
Duke nisur nga data 1 maj qarkullimi i automjeteve drejt aeroportit te Rinasit është vetëm me një sens levizjeje. a.b







