Banorët e zonës së Rinasit kanë dalë sërish në protestë në ditën e dytë të saj duke kërkuar që qeveria të heqë dorë nga bllokimi i rrugës vetëm me një kalim.
Bllokimi i ka penalizuar në veprimtaritë e përditshme, duke përmendur se për të dërguar fëmijët në shkollë, duhet të bëjnë dy orë rrugë, si dhe e kanë të pamundur aksesimin e varrezave.
Duke nisur nga data 1 maj qarkullimi i automjeteve drejt aeroportit te Rinasit do të jetë vetëm me një sens levizjeje.
Thënë ndryshe, kushdo që dëshiron të shkojë në Rinas, duhet të ndjekë rrugën normale: Autostradë – Qafë-Kashar – Aeroport.
Ndërsa ata që vijnë nga veriu drejt Rinasit, duhet të kalojnë nga Fushë-Kruja në Vorë, më pas në Qafe-Kashar, për t’u kthyer drejt Aeroportit, ose për të ardhur në Tiranë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/