FIER/ Policia gjen shtëpinë rozë në qytet, pronari në pranga ndërsa klientët...

FIER/ Policia gjen shtëpinë rozë në qytet, pronari në pranga ndërsa klientët lihen të lirë

34
0
Shares

Finalizohet një tjetër operacion policor, i koduar “Çarli”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion.

Vihet në pranga 1 shtetas, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, me precedent të mëparshëm penal.

Procedohen penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë policore se një shtetas shfrytëzonte një shtetase, për prostitucion, në banesën e tij, në lagjen “Apollonia”, Fier, kanë organizuar punën për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.

Në bazë të provave të grumbulluara, pas disa ditësh vëzhgim, u finalizua operacioni policor i koduar “Çarli”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, shtetasi A. M., 61 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Ushtrimi i prostitucionit”, një shtetase 35 vjeçe dhe shtetasi F. Xh., të cilët u kapën në flagrancë në ambientet e banesës së shtetasit A. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY