Prokurori Arjan Ndoja në KPK: Kam hetuar miq të Kryeministrit Rama, nuk...

Prokurori Arjan Ndoja në KPK: Kam hetuar miq të Kryeministrit Rama, nuk ka vjedhje dosjesh në kadastër

106
0
Shares

Prokurori i Durrësit Arjan Ndoja ka hedhur poshtë akuzat se nga prokuroria e Durrësit janë vjedhur dokumente që kanë të bëjnë me dosjet e pronave në bregdet, ndërsa ka dëshmuar sot para KPK dhe është ndeshur me akuza të forta ndaj tij.

Ndoja  ka komentuar edhe në lidhje me personat e papërshtatshëm që ai ka pasur kontakte. Ai ka thënë se njëri prej subjekteve që ka hetuar, ka kontakt të drejtpërdrejtë me kryeministrin Rama.

Pjesë nga dëshmia e Arian Ndojës: Është thënë se janë vjedhur dosje në Durrës, janë vjedhur servera jo dosje. Vëzhguesi ndërkombëtar ka qenë një ditë në Prokurorinë e Durrësit, më ka kontaktuar, jam takuar me të, ka parë dosjet.

Marrja në shqyrtim e shënimeve mediatike, është në shkelje me ligjin. Citimi për lidhje me shtetasin “X” apo “Y” është i pabazuar, kur shtetasi nuk është as i dënuar as i hetuar. Ai këshilltari që ka bërë raportin ka mungesë të theksuar të profesionalizmit.

Në mos-hetim nuk bëhet hetim. Për shtetasin A.L, nuk ka ndonjë të dhënë nga agjencitë ligjzbatuese se është i dënuar. Edhe pse nuk është përgjegjësi e imja si individ ta pyes dikë nëse është i dënuar apo jo.

Ngjarja e 2019, është në hetim nga SPAK dhe nuk mund të më kalojë barra e provës. Nuk ka asnjë procedim ndaj meje. Jam thirrur dy herë në SPAK ku jam pyetur në lidhje me ngjarjen. Asnjëherë nuk jam pyetur në lidhje me dokumenta por vetëm me ngjarjen.

Andi Maloku, më ka thënë para se të ndërronte jetë në spital se i ka patur dokumentet për tia dhënë subjektit S.D. 6 muaj janë mbajtur telefonat e mi, ju kam thënë merreni hetoni. Përgjigjen e kam të thjesht por nuk di ça prove të gjej, përderisa vetë organi që bën hetimin njoftohet se nuk ka procedim penal.

Arjan Ndoja i shpëtoi një atentati ndaj në vitin 2019.

Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i forti i Sukthit”, Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit.

Pas breshërisë së tetë plumbave makina doli nga rruga, ndërsa të plagosurit janë transportuar me makinë private. Në spital humbi jetën shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç, i cili kishte marrë një plumb në gjoks dhe nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.

Landi Muharremi u bë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit duke i sekuestruar makinën e blinduar të Landi Muharremit, i njohur me pseudonimin ‘Rrumi’ nga Shijaku. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY