Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkeljed Alibeaj ka publikuar detaje nga biseda me Ndihmës Sekretaren për Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike Dr. Karen Donfrie.
Alibeaj ka theksuar se në këtë takim ai ka marrë mbështetjen nga zyrtarja e DASH për një opozitë të fortë dhe të qëndrueshme pro amerikane.
”Pata kënaqësinë ta takoja. Diskutuam për çështje të Shqipërisë si ajo e demokracisë. Diskutuam për Shtetin e së Drejtës, si dhe për luftën ndaj Korrupsionit. I shpreha vendosmërinë tonë për luftën ndaj korrupsionit. Vendosmërinë dhe qartësinë tonë për këto sfida. Nuk lash pa diskutuar marrëdhënien e posaçme që PD ka pasur me SHBA në të gjithë trajektoren politike. Mora mbështetje të fortë për një opozitë të fortë dhe të qëndrueshme. Opozitë pro amerikane. Janë çështje të rëndësishme”, tha Alibeaj.
Gazetarja: A u fol për situatën e Brendshme në PD dhe a u përmend emri i Sali Berishës?
“Sfidat janë që prekin të gjithë Shqipërinë. Juve duhet ta dini se flitet për cështje të rëndësishme. Si demokracia shteti i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit.”, u shpreh Alibeaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/