STUDIMI/ Shqiptarët e kanë të vështirë të investojnë kursimet e tyre

STUDIMI/ Shqiptarët e kanë të vështirë të investojnë kursimet e tyre

47
0
Shares

Pyetjes se”me kursimet keni a jeni gatshëm investoni”, 60% e qytetarëve i janë përgjigjur negativisht, ndërkohë që 23% kanë shprehur gatishmëri dhe 10% nuk kanë preferuar tëpërgjigjen. Kjo është një nga të dhënat e sondazhit që sapo kapublikuar Qendra ABC Tirana Club, në kuadër të realizimit tëprojektit studentor Kursimi apo investimikur është koha?.

Sondazhi është zhvilluar me 300 qytetarë që janë intervistuar nëmjediset e 5 qendrave tregtare të njohura në kryqytet, njëkampion që respekton ndarjen gjinore, moshore, arsimore etj.

Nga të dhënat e përftuara pasiguria për mosgatishmërinë e investimit të kursimeve duket se ka shkak kryesormë duhen më shumë para për investimin” (33%) dhe më pas renditen: nuk kam siguri për investimin” (30%); “nuk kam një ide të qartë” (18%);  “më duhet më shumë kohë për investimin” (15% dhe 4% nuk dhanë përgjigje.

Trendi i pandalur i rritjes së kursimeve të qytetarëve në bankat e nivelit të dytë reflektohet dhe në përgjigjet që ata kanë dhënë përpyetjen se a kanë hapur një llogari kursimi. 63% thanë “Po”, 27% “Jo” dhe pjesa tjetër nuk dha përgjigje. Leku mbetet monedha më e preferuar për kursimet bankare (64%), Euro 28% dhe USD 8%.

Për ata që nuk kanë hapur ende një llogari kursimi, duket si arsye kryesore “nuk kam interes” (45%); “nuk kam njohuri” (18%); “nuk kam besim” (28%) dhe 9% nuk dëshiruan tëpërgjigjen.

Cila është mënyra më e mirë për të kursyer? ishte një pyetje tjetër gjatë sondazhit, për të cilën përgjigjet ishin: “rregullisht çdo muaj” (21%); “sa herë që mundem” (35%); “të dyja mënyrat (37%) dhe 7% nuk u përgjigjën.

Sondazhi ka dhe pyetje të tjera në lidhje me qasjen shërbimetvirtuale qytetareve bankat e nivelit dytë, aplikimet përkredi dhe orientimin e e saj për nevojat kanë, si i kanë fituarnjohuritë për procedurat bankare etj.

Gjetjet e sondazhit dhe problematikat e hasura mbi këto çështjepriten që të diskutohen në një Forum që ABC Tirana Club do tëorganizojë së shpejti në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Projekti Kursimi apoinvestimikur është koha?” përfshin dhe një fushatë informimidhe ndërgjegjësimi publikut, kryesisht në mediat e reja dherrjetet sociale.

Ky është edicioni i katërt i programit studentorEdukimiekonomik dhe financiar i publikut, të cilin ABC Tirana Club poe realizon në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë, si dheme mbështetjen e Raiffeisen Invest.

Prej vitit 2019 organizata studentore, në kuadër të këtijprogrami, ka pasur në fokus tema të tilla, si: “Shit e bli nëmonedhën kombëtare, LEK”; “Informaliteti dhe qarkullimi iparasë cash ushqejnë njeri-tjetrin”; si dheApliko pagesënelektornike! Programi është një kontribut direkt dhënien e mesazheve, informacioneve dhe ekspertizës tek publiku, sidomos tek rinjtë.

Për ABC Tirana Club edukimi ekonomik dhe financiar është njëinstrument jetik një vend aspiron standardet e BE-, nxit dhe promovon ekonominë e tregut lirë dhe konkurrencëne ndershme, lufton pa kompromis informalitetin dheevazionin fiskal, godet pa dallim korrupsionin dhekontrabandën, ua vështirëson gjithnjë e shumë jetënveprimtarive kriminale çdo lloji. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY