Peticioni kundër Yuri Kim, ish ministri i Jashtëm Mustafaj kritikon mbështetësit e...

Peticioni kundër Yuri Kim, ish ministri i Jashtëm Mustafaj kritikon mbështetësit e peticionit

83
0
Shares

Një peticion në rrjetet sociale kundër ambasadores Yuri Kim është shpërndarë me shpejtësi dhe besohet se u firmos nga më shumë se 5000 persona.

Por peticioni u kritikua sonte nga ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj gjatë një interviste në “ABC News”.

Ai tha se kjo nismë është e nxituar, pasi Ambasadorja Kim, përfaqëson SHBA-të në vendin

“Për mua është rruga e papërshtatshme për t’i përcjellë DASH pakënaqësinë e një grupi njerëzish. Ata që marrin nisma të tilla harrojnë që ambasadorja përfaqëson vendin e saj. Unë nuk di vende të tjera të kenë bërë këtë rrugë, për ndonjë ambasadorë amerikanë. Ambasada amerikane, SHBA dhe BE janë nxitësit dhe mbështetësit e Reformës në Drejtësi, pra nuk është hera e parë e ndërhyrjes së ambasadores Kim. Nuk vlen më të merremi me komentet se çfarë bën ambasadorja. Për mua kritikat duhet të merren ndaj gjyqtares jo ndaj ambasadores”, tha Mustafaj.

Pjesë nga peticioni:

Ambasadorja Kim, Mjaft është Mjaft!”
Kohët e fundit, kemi parë me shqetësim sjelljen jo-diplomatike dhe ndërhyrjet e paprecedenta të Ambasadores të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Znj. Yuri Kim në ekuilibrat e brishtë të demokracisë dhe institucioneve shqiptare.
Qëndrimet e Znj. Yuri Kim bien ndesh jo vetëm me statusin e saj diplomatik dhe nenin 41 të Konventës së Vjenës, por kanë cënuar fort aftësinë e vendit për të pasur një opozitë serioze ndaj një qeverie që vetë Departamenti Amerikan i Shtetit në raportet e veta, e klasifikon thellësisht të korruptuar.
Intimidimi i vazhdueshëm ndaj forcave opozitare, ndërhyrja në procesin e tyre te votimeve te brendshme apo trysnia që i bëhet drejtësisë nga Znj. Kim janë shumë shqetësuese pasi minojnë demokracinë dhe rrezikojnë stabilitetin e vendit.

Në 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Amerikano-Shqiptare, shikojmë me trishtim se imazhi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është dëmtuar edhe për shkak të ndërhyrjeve brutale të znj. Kim në çështjet e brendshme të vendit në të cilin gjithsesi ajo është një mysafire.
Demokracia Amerikane që vazhdon të mbetet ëndrra e modeli i shumicës dërrmuese të shqiptarëve të cilët i lidh me SHBA një ndjenjë e thellë mirënjohjeje e partneriteti, na mëson që asnjë qytetar me dinjitet nuk duhet të pranojë këtë lloj trajtimi dhe “diplomacie”!
Përveç të tjerave ky stil “diplomatik” nuk përfaqëson vlerat e demokracisë së SHBA!
Për këtë arsye, i bëjmë thirrje çdo shqiptari të ndershëm brenda dhe jashtë Shqipërisë që mendon se rruga drejt demokracisë nuk kalon nga makinacionet e intrigat por vetëm nëpërmjet votës së lirë dhe verdiktit të shumicës të na bashkohet në reagimin qytetar për dinjitet duke firmosur peticionin: “Ambassador Yuri Kim, Enough is Enough”.
Si qytetarë shqiptarë dhe miq të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kërkojmë Departamentit Amerikan te Shtetit që përfaqësuesja e SHBA në Shqiperi, Znj. Yuri Kim ti përmbahet statusit diplomatik dhe të ndalojë menjëherë ndërhyrjet brutale në politikën e brendshme dhe institucionet shqiptare!
Ne kemi bindjen se vetëm një diplomaci korrekte ndihmon demokracinë tonë dhe frenon dëmtimin e mëtejshëm të imazhit të SHBA-së tek shqiptarët, të cilët sot e kësaj dite e konsiderojnë atë tempullin e lirisë dhe demokracisë.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY