Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të diskutojë pasditen e së martës se cili do të jetë qëndrimi në lidhje me diskutimet për zgjedhjen e Presidentit, tha sot kreu i grupit, Enkelejd Alibeaj gjatë një prononcimi për gazetarët.
Ai tha se “do të mbajmë qëndrim pas një diskutimi për të gjithë këtë proces”, ndërsa nuk i kurseu kritikat për aktin e sotëm të PS.
Grupi i deputetëve të PS ka propozuar secili deputet nga 3 emrat, gjë të cilën Alibeaj e konsideroi ‘jo transparent’ dhe jo në përputhje me Kushtetutën.
“Procesi duhet të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës në sytë e shqiptarëve”, tha kreu i grupit të PD duke e cilësuar sjelljen e PS si “groteske dhe jo serioze”. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/