Alibeaj prezanton platformën, një komision me deputetë që zhbën Komisionin e Rithemelimit,...

Alibeaj prezanton platformën, një komision me deputetë që zhbën Komisionin e Rithemelimit, apelimi kundër PD nuk tërhiqet

86
0
Shares

Kreu i grupit të PD Enkelejd Alibeaj kërkoi sot zëvendësimin e Komisionit të Rithemelimit me një komision të ndërtuar nga deputetë të PD. Kjo pavarësisht se nuk thuhet kërkon edhe anulimin e disa prej vendimeve të Kuvendit të PD të 11 dhjetorit.

Praktikisht Alibeaj kërkon që drejtimin e partisë ta marrë grupi parlamentar.

Ndër të tjera Alibeja kërkoi përmes platformës shtyrjen e procesit, grup i përbashkët parlamentar për zgjedhjet i cili merr kompetencat e Komisionit të Rithemelimit.

Ngritjen e gruoeve pune të përbashkëta në bazë, në nivel dege dhe grup seksioni. Do bëjnë certifikimin e anëtarësisë dhe anëtarësimeve të reja.

Alibeaj tha se kjo platfornë mbështetet bga 31 deputetë. Ndërkohë grupi pranë Bashës do të vijojë procesin gjyqësor kundër PD në gjykatën e Apelit. a.b

Platforma që u propozua një ditë më parë:

1-Grupi Parlamentar i PD apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes
2-Deputetët e përjashtuar apo pezulluar në 12 janar 2022, rikthehen në grup
3-Anullohet cdo proces i njënashëm riorganizimi apo mbledhje të strukturave qendrore të partisë
4-Grupi Parlamentar ngre një grup pune të përbashkët për realizimin e bashkimit të partisë.
5 Grupi i Përbashkët përcakton strukturat zbatuese të planit të bashkimit.

Hapi i parë- Certifikimi i anëtarsisë aktuale

Hapi i dytë- Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege

Hapi i tretë- Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY