Berisha për ankimimin në Apel: Alibeaj ka bërë edhe shkeljen tjetër, ka...

Berisha për ankimimin në Apel: Alibeaj ka bërë edhe shkeljen tjetër, ka firmosur ankimin si kryetar i PD pasi është dhënë vendimi për 11 dhjetorin

79
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp në selinë e PD se po bëhen presione të tmerrshme mbi gjykatë që të japë vendim kundër Komisionit të Rithemelimit, lidhur me ndryshimet statutore. Berisha ndërkaq ai ka bërë të ditur edhe një gabim tjetër në procedurë gjatë ankimimit.

“Shfrytëzoj rastin të dënoj me ashpërsinë më të madhe, presionet e tmerrshme që po bëhen në drejtim të Gjykatës së Tiranës”, tha Berisha ndërsa komentoi se çfarë mind të ndodhë nëse Apeli jep nje vendim kundër Rithemelimit.

“Unë ju kam bërë të qartë ju, se nuk ka dhe nuk do të ketë… qëllimi i Edi Ramës është të krijojë dy Parti Demokratike, por nuk do ta realizojë këtë. Jemi të vendosur për të krijuar çdo hapësirë të mundshme ligjore për procesin e bashkimit, kjo parti nuk mund të zvarritet nga askush.

Mund të them diçka tjetër që kam thënë aty, vendimi , firma, ankimimi pa qenë palë, është joligjor, lexojeni 100 herë kodin e procedurës penale. Të besosh se Enkelejd Alibeaj është kryetari i Partisë Demokratike, mohon në mënyrën më absurde Kuvendin e 11 Dhjetorit, që e ka shkarkuar nga detyra e nënkryetarit.

Padinë në Gjykatë Enkelejd Alibeaj nuk e ka bërë si kryetar i grupit parlamentar, e ka bërë si kryetar i emëruar nga Gaz Bardhi”, u shpreh më tej Berisha. a.b

https://youtu.be/ugbtKjAdfRA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY