Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se pas takimeve me demokratë të shumtë në disa qytete, ai ka vënë re se mungon fryma e përbashkimit të Partisë Demokratike.
Sipas Bashës, i cili foli para parlamentit, Berisha po mban “standard të dyfishtë” për shpalljet non-grata nga SHBA, dhe për shkak të këtij paradoksi, Berisha zgjedh të sulmojë atë dhe Alibeajn.
Deklarata e Lulzim Bashës:
Unë vij nga shumë takime në terren nga demokratët dhe shoh që nuk ka një frymë përbashkuese por një frymë përçarëse nga një grup njerëzish që kanë vendosur interesat e tyre personale mbi interesat e PD. Shpreh keqardhje dhe shqetësim, se jo vetëm që nuk ka shërbyer për të bashkuar demokratët, por është përdorur për frymën e përçarjes, sa që kush qëndron me mua shpallet armik dhe shpallet kulak, vetëm e vetëm se mbron parimet dhe interesat e demokratëve, si kreu i grupit të PD. Ju keni parë dje raportin e DASH që konfirmon kauzat tona, instrumentat e blerjes së votave, shantazhimin.
PD dhe demokratët kudo ku janë, jo vetëm të përfaqësojnë interesat më të mira të shqiptarëve por edhe t’i mbrojnë. Përgjegjësi kryesor është Edi Rama, të mbajnë përgjegjësi. PD e nisi këtë sezon parlamentar me disa akte dhe veprime, si komisionet hetimore, heqja e TVSH-së. Por edhe vettingu i politikanëve. Pra ne duhet të jemi në ballë të këtij aksioni, por interesat e ngushta mbajnë peng këtë aksion. Është pushtuar selia, media është e mbushur hidh e prit me Metën, Ramën, Berishën dhe nuk ka asnjë hapësirë për hallet dhe problemet e qytetarëve.
Ne do të vazhdojmë këtë betejë, vendi ka nevojë për një ndryshim rrënjësor, për t’i dhënë fund këtij tranzicioni. Ka nevojë për reforma të thella kushtetuese. Por për fat të keq, ja ku jemi, herë pas here që takohemi, në vend që të flasim për hallet e njerëzve, flasim për një krizë artificiale që e ka burimin te një njeri. Ky standard i dyfishtë na dëmton kredibilitetin, ne nuk mund të themi që Tom Doshi, Vangjush Dako duhet të jenë jashtë parlamentit, dhe nga ana tjetër kur vendime të ngjashme ndodhin brenda PD, të mbajmë një standard të dyfishtë. Në PD mbizotërojnë sot interesat e një njeriu. Duke mos qenë në gjendje ta shpjegojë këtë paradoks, Sali Berisha ka nisur sulmet ndaj meje, Alibeajt. Në funksion të kësaj, shqiptarët e shohin shumë mirë sot se kush është i gatshëm t’i shërbejë bashkimit.
Në vijim Basha u pyet dhe nëse ka vetë një vizë amerikane, duke u përgjigjur se do të bëjë rinovimin e saj, pasi mund ti ketë kaluar afati i vlefshmërisë.
A duhet që SPAK të nisë hetimet për personat e shpallur non grata?
Normalisht po, është një pyetje që unë i jam përgjigjur edhe më parë, nëse ka një akuzë kaq të rëndë nga një vend aleat, atëherë hetimet duhet të jenë shteruese.
Ju e keni marrë vizën për në SHBA?
Zoti Escobar më ka ftuar në SHBA, në cilësinë e kreut të PD-së, por ka pasur zhvillime të vrullshme, hedh poshtë çdo pretendim që synon të nxijë këtë që unë po bëj. Unë kam pasur një vizë prej kohësh, nëse do të kërkojë rinovim do e marr. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/