Deputetja Pampuri sulmon Flamur Nokën: Nuk jemi të gjithë kundër Alibeajt

Deputetja Pampuri sulmon Flamur Nokën: Nuk jemi të gjithë kundër Alibeajt

80
0
Shares

Deputetja e PD-së Orjola Pampuri, ndër emrat e izoluar që i kërkoi Bashës të mos jepte dorëheqje, ka sulmuar sot deputetin Flamur Noka pas një deklarimi që bëri ky i fundit në lidhje me mbledhjen e grupit parlamentar të PD.

Pampuri është zëdhënëse e grupit parlamentar.

Pampuri pretendon se është e fyer nga deklaratat e Nokës, të cilat i konsideron gënjeshtra dhe mashtrime.

Deklarata e Pampurit:

Gënjeshtrat dhe mashtrimi në emër të deputetëve të PD nga kolegu Flamur Noka, janë një fyerje e rëndë për secilin prej nesh. Deformimi me dashje në publik i qëndrimeve tona, pa asnjë autoritet nga Grupi Parlamentar, jashtë realitetit të mbledhjes së djeshme, jashtë diskutimeve të përgjegjshme të secilit prej kolegëve të Grupit Parlamentar, nuk ndihmon në bashkimim e demokratëve.

Askush nuk ka të drejtë të shpall qëndrimet e tij të izoluara si diskutime të Grupit Parlamentar. Gjej rastin të ritheksoj qëndrimin e shumicës së deputetëve të Grupit Parlamentar për ndaljen e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes, fyerjes, sulmit dhe arrogancës mes demokratëve.

Çdo deputet i PD ka përgjegjësinë që në këtë moment të vështirë për PD të tregojë maturi dhe përgjegjshmëri në çdo komunikim me publikun, për të mos i fryrë më shumë rrugës së përçarjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY