VIDEO/ Qenit i ngec koka në vrimë, ja si shpëtohet

VIDEO/ Qenit i ngec koka në vrimë, ja si shpëtohet

54
0
Shares

Një qenush i humbur i cili kishte futur kokën në  një mur me vrima, u shpëtua pas një operacioni prej një orësh në një kampus universitar në Hyderabad të Indisë.
Qenushi 5-muajsh u dëgjua teksa qante me kokën ulur në murin me vrima të ndërtesës së Shkollës së Shkencave të Jetës në Universitetin e Hyderabad.
Njëri prej anëtëve të mbrojtjes së kafshëve në Indi, arriti të shpëtonte qenushin duke ia lyer qafën me vajin e kokosit.
“Deshëm ta thyejmë murin, por është shumë i vjetër dhe frikësoheshim se shembej. Mënyra më e mirë doli të jetë rrëshqitja e ngadalshme me anë të vajit”, ka thënë Pradeep Nair.
Duke marrë klikime të shumta, shikuesit e videos e kanë vlerësuar shumë për mundin e bërë në shpëtimin e qenit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY