Rama takon kancelarin gjerman, Shcolz: Të hapen sa më shpejt negociatat me...

Rama takon kancelarin gjerman, Shcolz: Të hapen sa më shpejt negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

40
0
Shares

Kryeministri Edi Rama u takua këtë pasdite me kancelarin Federal të Gjermanisë Olaf Scholz në Berlin.

Rama ka postuar videon nga momenti kur Scholz e priti brenda ambjenteve të kancelarisë gjermane. Mënpaa ata mbajtën  një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kancelari gjerman, Olaf Shcolz: Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës na bën të qartë se ne duhet të angazhohemi për fillimin sa më shpejt të jetë e mundur të fillimit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo është e një rëndësie të veçantë për ne për shkak të pozicionit të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria ka mbështetur politikat e BE në mënyrë të plotë dhe në masën 100%. Ne i kërkojmë së bashku presidentit Putin që të vendosë armëpushimin.

Marrëdhëniet tona me Shqipërinë janë të shkëlqyer, që prej më shumë se 30 vitesh. Nesër do nënshkruhet në Tiranë një marrëveshje për njohjen e ndërsjelltë të patentave.

Rama: Duhet shtyrë me më shumë vendosmëri përpara procesin e integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjë që shpresojjmë të ndodhë në Këshillin e qershorit. Nga ana tjetër kemi ende shumë për të bërë në të gjitha drejtimet dhe jemi shumë të vendosur sepse sic e kam thënë ky process nuk është për të shkuar në Europe por për të ndërtuar një vend me standarde europiane që ia detyrohemi fëmijëve tanë.

Ne jemi 100% në një linjë me kancelarin, sikundër gjithë BE është në një linjë lidhur me agresionin rus në Ukrainë, i dënojmë njëzëri krimet mizore atje dhe bëjmë thirrje për armëpushim. Jam i inkurajuar nga biseda me kancelarin. Ishte shumë e mirëpritur nga ana ime gjatë bisedës, qëndrimi i tij dhe shprehja e dëshirës për një impuls të ri për Procesin e Berlinit.

Sa i përket marrëdhënieve bilaterale janë absolutisht të shkëlqyera sic e theksoi kancelari dhe shpresoj që Gjermania të bëjë cmos për uljen në tryezë për negociatat në BE dhe procesin e vizave në Kosovë. Është proces i bllokuar prej vitesh por i merituar. Shumë faleminderit zoti kancelar për mikëpritjen tuaj të posaçme dhe uroj të kem sërish fat, do isha i nderuar nëse do vizitonit rajonin dhe Shqipërinë. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY