Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Policët e Morinës, si u kapën duke numëruar paratë në zyrë, AMP jep detajet dhe akuzat për cdo emër

08/04/2022
Policët e Morinës, si u kapën duke numëruar paratë në zyrë, AMP jep detajet dhe akuzat për cdo emër
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia ka dhënë informacione shtesë në lidhje me arrestimet e bëra në pikën Kufitare të Morinës në Kukës ku 17 oficerë policie u arrestuan, 12 të tjerë janë në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

Ndërkaq për tre prej tyre, ku ndodhet dhe kreu i Policisë Kufitare në Kukës, është dhënë masa e pezullimit nga detyra.

Njoftimi i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore:

PKK Morinë, Kukës – Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Departamentin e Policisë Kufitare ka ekzekutuar Urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për zbatimin e vendimit penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj 34 shtetasve, përkatësisht 15 punonjës policie me masën ‘Arrest në burg’ e 1 i shpallur në kërkim; 12 punonjës policie ‘Arrest në shtëpi’; 4 punonjës policie ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ dhe 2 shtetas me masën ‘Arrest në shtëpi’.

Veprimet u kryen në kuadër të procedimit penal 272 të vitit 2020, i filluar mbi bazën e materialit kallëzues të referuar nga AMP (ish-SHÇBA), mbi dyshimet se disa punonjës policie të PKK Morinë, në bashkëpunim me shtetas të ndryshëm, brenda e jashtë vendit, kanë favorizuar kalimin e mallrave kontrabandë me qëllim përfitimin monetar; persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme; ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre në vendet e BE-së, sa i përket regjistrimeve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar si dhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas.

Si rezultat i një hetimi proaktiv 1-vjeçar me metoda speciale të hetimit, u arrit dokumentimi me prova ligjore i veprimtarisë së kundraligjshme të punonjësve të Policisë së Shtetit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës, gjatë kryerjes së shërbimit në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masat e sigurimit personal ‘Arrest në burg’ ndaj 16 punonjësve të policisë:

1. Inspektor A.K., me detyrë Nd/Specialist Kontrollor në PKK Morinë me masë të sigurimit personal ‘Arrest në burg’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

2. Inspektor F.I., me detyrë Nd/Specialist Kontrollor në PKK Morinë me masë të sigurimit personal ‘Arrest në burg’, si i dyshuar për veprat penale ‘Shpërdorim i detyrës’ e kryer në bashkëpunim dhe ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

3. Inspektor R.D., me detyrë Nd/Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në burg’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

4. Inspektor A.G., me detyrë Nd/Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në burg’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

5. Inspektor B.D., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në burg’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

6. Inspektor Y.H., me detyrë Nd/Specialist Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në burg’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim (i shpallur në kërkim);

7. Inspektor V.N., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në burg’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

8. Inspektor U.L.(E.), me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në burg’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

9. Inspektor M.C., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në burg’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

10. Inspektor K.D., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në burg’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

11. Inspektor F.B., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në burg’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

12. Inspektor A.S., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në burg’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

13. Nënkomisar H.Sh., me detyrë Përgjegjës Turni në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në burg’, si i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorim i detyrës’ e kryer në bashkëpunim dhe ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

14. Nënkomisar E.A., me detyrë Përgjegjës Turni në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në burg’, , si i dyshuar për ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

15. Nënkomisar A.H., me detyrë Përgjegjës Turni në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në burg’, si i dyshuar për ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

16. Komisar L.S., me detyrë Shef i Stacionit të PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në burg’, si i dyshuar për ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masat e sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’ ndaj 12 punonjësve të policisë:

1. Inspektor S.I., me detyrë Trup Shërbimi në Komisariatin Rajonal të Kufirit Dibër me masë të sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’, si i dyshuar për veprën penale ‘Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’;

2. Nënkomisar Sh.C., me detyrë Specialist i Emigracionit në DRKM Kukës, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

3. Nënkomisar A.J., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimit në DVP Kukës, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

4. Inspektore V.S., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’, si e dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

5. Inspektor G.D., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

6. Inspektore Xh.M., me detyrë Kontrollore në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

7. Inspektore R.L., me detyrë Kontrollore në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’, si e dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

8. Inspektore M.Sh., me detyrë Kontrollore në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’, si e dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

9. Inspektor H.H., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

10. Inspektor E.U., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

11. Inspektore E.T., me detyrë Kontrollore në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’, si e dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

12. Inspektor D.B., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masat e sigurimit personal ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ ndaj 4 punonjësve të policisë:

1. Inspektor S.O., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

2. Inspektor A.T., me detyrë Trup Shërbimi në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’, si i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ e kryer në bashkëpunim;

3. Nënkomisar A.Rr., me detyrë Përgjegjës Turni në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’, si i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorim i detyrës’;

4. Drejtues F.K., me detyrë Drejtor i DRKM Kukës, me masë të sigurimit personal ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’, si i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorim i detyrës’.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masat e sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’ ndaj 2 shtetasve:

1. Shtetasi Xh.E., me masë të sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’, si i dyshuar për veprën penale ‘Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’;

2. Shtetasi K.S., me masë të sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’, si i dyshuar për veprën penale ‘Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’. r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRI/ Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur Kryekomisari i Policisë

Drejtori i pezulkuar i Policisë së Shkodrës përjashtohet nga Policia e Shtetit

27/06/2026
Berisha: Kjo protestë rinore e ka nxjerrë Edi Ramën lakuriq, armik të rinisë së kombit të tij

Berisha: Kjo protestë rinore e ka nxjerrë Edi Ramën lakuriq, armik të rinisë së kombit të tij

27/06/2026
Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

BELIND KËLLIÇI/ SKANDALOZE! Arkitektët botërorë që u bënë patronazhistë!

27/06/2026
DITA 27/ Marshim në Tiranë me thirrje kundër qeverisë. Shqipëria kërkon revolucion

DITA 27/ Marshim në Tiranë me thirrje kundër qeverisë. Shqipëria kërkon revolucion

26/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRI/ Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur Kryekomisari i Policisë

Drejtori i pezulkuar i Policisë së Shkodrës përjashtohet nga Policia e Shtetit

27/06/2026
Berisha: Kjo protestë rinore e ka nxjerrë Edi Ramën lakuriq, armik të rinisë së kombit të tij

Berisha: Kjo protestë rinore e ka nxjerrë Edi Ramën lakuriq, armik të rinisë së kombit të tij

27/06/2026
Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

BELIND KËLLIÇI/ SKANDALOZE! Arkitektët botërorë që u bënë patronazhistë!

27/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.