Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso, tha sot pasdite se nuk eshte pranuar nga gjykata asnje ankim per 25 marsin, duke sqaruar kështu një njoftim të gjykatës së Tiranës.
Për të gjithë ata që janë shqetësuar nga njoftimi i sotëm i Gjykatës së Tiranës, sqaroj se nuk është pranuar asnjë ankim ndaj vendimit që njeh Kuvendin dhe Statutin e 11 Dhjetorit, tha ndër të tjera Kaso.
“Njoftimi i sotëm i gjykatës vetëm sqaron se ky ende ështe në pritje të vendimit, nqse ky është ankim sipas ligjit apo sipas qejfit të disave!
Praktikisht askush s’ka vendosur akoma nëse vendimi i 25 Marsit ka ankim apo jo.
Përpjekja nëpërmjet marifeteve proceduriale apo zvarritjeve, nga ata që refuzuan t’i shihnin firmat e delegateve të Kuvendit te Demokratëve si në seli ashtu edhe në gjykatë, nuk mund të pengojë çertifikimin ligjor të vullnetit të tyre!”, tha Kaso. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/