Kryeministri Edi Rama është përballur sonte në emisionin Opinion me një zonjë e cila deklaron se vetëm për fishat e diabetit paguan 6000 lekë në muaj.
Por pavarësisht deklaratës, kreu i qeverisë i ftuar për një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, tha se fishat e diabetit janë të rimbursueshme, por kjo deklaratë u kundërshtua nga zonja e cila tha se i paguan vet çdo muaj.
Pjesë nga debati:
Fevziu: Sa paguani ilaçe në muaj?
Zonja: Unë paguaj fishat e dibetit 60 mijë lekë.
Rama: Fishat e diabetit janë të rimbursueshme.
Zonja: Jo, jo i blej vetë.
Fevziu: Ajo i blen vetë ti thua…
Rama: Fakti që e merr vet nuk do të thotë që është e drejtë që ta marrë vet, pasi ka dhe shumë nevoj për informim. Pas emisionit do flasim. Opinion.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/