Alqi Bllako prangoset në shtëpinë e tij, dy policë e çuan në...

Alqi Bllako prangoset në shtëpinë e tij, dy policë e çuan në drejtorinë e Tiranës

48
0
Shares

Ish deputeti Alqi Bllako është arrestuar në banesën e tij këtë paradite dhe më pas është sjellë në drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Bllako u prangos në shtëpinë e tij nga dy policë me rroba civile.

Alqi Bllako dorëzoi dje në Kuvend kërkesën për lënien e mandatit, pa qënë nevoja të merret vendim nga Kuvendi.

Bllako u akuzua për korrupsion dhe falsifikim dokumentesh në lidhje me koncesionin e inceneratorit të Fierit.

Dy ditë më parë, SPAK ekzekutoi 9 urdhër arrestet e lëshuara për hetimin që lidhet me inceneratorin e Fierit. Ndërkohë u lëshuan edhe 5 urdhër-arreste të reja për dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Nga 9 urdhër arrestet, 7 ishin masa sigurie ‘arrest me burg’ dhe 2 në arrest shtëpie. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY