Kreu i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj tja sot se Vendimi i gjykatës së Tiranës ëshzë i pazbatueshem. PD do ta ankimoje ne Apel. Kam autorizuar kallezim penal per gjyqtarin Zhukri. Shperdoroi detyren, sipas Alibeajt. Ai renditi sipas tij disa arsye për këtë qëndrim.
Duket se pjesa e mbetur në PD eshe pse një numër minimal kërkon arsye për të mos lëshuar vulën.
DEKLARATA E KRYETARIT TË KOMANDUAR TË PD, ENKELEJD ALIBEAJ:
Jemi njohur nga mediat lidhur me një vendim i marrë nga Gjykata e Tiranës, nga gjyqtari Agron Zhukri.
Nga njohuritë e mia juridike por edhe nga media sesi zhvillohen gjyqet, për mua është një vendim i nivelit të skandalit.
Pse?!
Për një arsye fare të thjeshtë.
Gjyqtari vetë, ka deklaruar njohjet e veta, anësinë e vetë në këtë proces gjyqësor.
Pavarësisht kësaj, gjyqtari në tejkalim edhe të ligjit, ka marrë në shqyrtim çështjen.
Së dyti, PD ka bërë ankim për regjistrimin e vendimeve të datës 18 Dhjetor. Ne kemi bërë një ankim për regjistrimin e Kuvendit të datës 18 Dhjetor është i fundit Kuvend që PD ka realizuar.
Çështja është në Apel bashkë me të gjithë dosjen bashkë me provat. Gjyqtari i sotëm nuk ka pasur një dosje.
Gjyqtari sot ka marrë një vendim, që ne nuk e kemi të zbardhur por nga ajo çfarë mediat kanë publikuar, ka marrë një vendim pa pasur dosje, pa pasur prova.
Së dyti, pa pasur palë. Sepse që një vendim të ketë efekt mbi palën tonë, duhet që të ishim edhe ne palë apo jo?!
Janë këto dy elementë, që për këdo besoj i lind detyrimi për të paraqitur kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj gjyqtarit, gjë të cilën unë e kam autorizuar.
Vendimi i sotëm i cili ende nuk është i zbardhur, do ketë kohën e vet për të zbardhur. Është një një vendim ndaj të cilit ne do të ushtrojmë një ankim. Kushtetuta shqiptare, kodet e procedurës civile, ligji “Për partitë politike”, përcakton që ndaj një vendimi që pasi zbardhet, madje edhe kur nuk zbardhet, brenda afatit 15 ditor ke të drejte që të paraqesesh ankim. Ne do të paraqesim një ankim.
Vendimi merr formë të prerë, është i ekzekutueshëm vetëm kur shqyrtohet nga një instancë finale, vetëm nga Gjykata e Apelit.
Pra, kjo është situata e thjeshtë në aspektin juridik dhe jep sqarim për këdo.
Pyetje: Një nga pikat e Kuvendit të 11 Dhjetor është edhe fakti që bën nul Kuvendin e 18 Dhjetorit.
Aliebaj: Pyetja e parë që çdokush duhet të ngrejë është: Ky vendim është i ekzekuetueshëm apo jo? Një vendim gjykate bëhet i ekzekutueshëm në rastin kur ose nuk ankimohet dhe atëherë ekzekutohet ose në rastin tjetër kur ankimohet dhe Gjykata e Apelit e shqyrton.
Për vendimin e Kuvendit të 18 Dhjetor, i fundit në radhë, ne kemi paraqitur një ankim në Gjykatën e Apelit.
Të presim Gjykatën e Apelit. Kur gjykata flet, të gjithë të tjerët duhet të heshtin. Të presim Gjykatën e Apelit.
Pyetje: Z.Kaso tha se dosja e plotë ka qenë mbi tryezën e z.Zhukri. Ndërkohë që ju nuk ishit palë në proces?
Alibeaj: E vërtetë është një gjë. Ne kemi bërë kërkesë që të jemi palë në proces. Megjithatë për sa kohë nuk jemi palë në proces, ato janë nul. E megjithatë këtë po ju sqaroj, nëse është një vendim që prek interesat tona dhe interesat e kujtdo ka të drejtë të ankimojë. E drejta e ankimit është një e drejtë kushtetuese dhe e pamohueshme nga askush. Çdokush ka të drejtë të ankimojë.
Pyetje: Ju bëni thirrje për bashkim ndërkohë që do bëni një padi. Si do arrini ju në bashkim kur për karrigen e kryetarit bëni padi?
Tashmë ju jeni i shkarkuar me vendim gjykate që pritet të zbardhet.
Alibeaj: Një vendim që nuk është i zbardhur, që nuk është i ekzekutuar, për të cilën ne do të bëjmë një ankim. Sot flasim për një çështje juridike. Ajo për të cilën ju folët është çështje politike. Aktet tona janë fare të çështje. Bashkim është një akt politik për të cilën ne kemi bërë hapat tonë. Kemi bërë kërkesën tonë. Kemi ecur edhe me aktet konkrete. Z. Basha ka bërë aktin e vet, është dorëhequr. Është e logjikshme që për të gjithë demokratët të bëhet në mënyrë simetrike kjo lëvizje, në mënyrë që demokratët të bashkohen.
Pyetje: Jeni pakicë dhe këtë tashmë e legjitimon edhe gjykata.
Alibeaj: Nuk ka legjitimuar. Sepse është e treta herë që po ta them. Bindu ose jo, po ju sqaroj.
Pyetje: Ju nuk po jepni asnjë provë, thjesht po sulmoni gjyqtarin.
Alibeaj: Kam të drejtën si çdo njeri që beson tek ligji, beson tek institucioni pavarësisht prej pozicionit që kemi që nëse shohim një shkelje ligji apo shpërdorim detyre kemi të drejtë dhe detyrën për të bërë kallëzim për shpërdorim detyre.
E dyta, për një vendim që nuk e kemi parë ende, nuk e kemi lexuar akoma, kemi të drejtën që na e garanton Kushtetuta që të bëjmë ankim.
Pyetje: Po ju nuk ishit palë?
Alibeaj: Pikërisht kjo është shkelja. Kemi të drejtën për të qenë palë, na e ka mohuar gjykata. Për këtë arsye po bëjmë ankim.
Pyetje: Do lini zyrat apo do përforconi bravat?
Alibeaj: Ajo çfarë do të bëjmë ne është të zbatojmë ligjin. Ligji përcakton pikërisht këtë: ankimi dhe të presim vendimet. Prisni derisa të bëhet ankimi dhe gjykata do të japë vendimin final.
Pyetje: Në rast ankimimi?
Alibeaj: Të zbatojmë ligjin dhe vendimin e gjykatës kur të japë vendimet.
Pyetje: Në rast se Apeli i jep të drejtë Komisionit të Rithemelimit, çfarë do të bëni më pas?
Alibeaj: Kjo është një çështje që do e vendosë Gjykata e Apelit. Do bëjmë ankimin. Është e drejta jonë. Është e drejtë që ligji në jep, Kushtetuta na jep. Flet gjykata, zgjidh çështjen.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/