Berisha: Batoni dhe Preçi paguhen nga Endri Fuga që të mbajnë PD...

Berisha: Batoni dhe Preçi paguhen nga Endri Fuga që të mbajnë PD të ndarë

54
0
Shares

Ish kryeministri Sali Berisha tha sot se janë dy persona të paguar nga Endri Fuga që fryjnë një pseudodeklaratë të sajuar nga 3-4 deputetë afër Bashës që u thirr ndryshe eshe rezolutë e grupit parlamentar.

Sipaa Berishës ata banë Baton Haxhiu dhe Preç Zogaj.

“Unë mund të them vetëm kaq, që me bllofin nuk mund të luhet, me bllofin sot mund të luajnë vetëm dyshja Baton Stanishiç-Preç Zogaj. Mos i besoni fjalëve të tyre, pasi ata mbushin xhepat te zyrat e Endri Fugës.

Askush nuk ka mundësi që të mohojë 11 Dhjetorin, grupi parlamentar është vetëm 1″, tha Berisha.

I pyetur lidhur me situatën brenda PD-së pas largimit të Lulzim Bashës, ish-kryeministri Sali Berisha theksoi se në mbledhjet e partisë mund të marrë pjesë cilido demokrat pa dallim.

Berisha tha ndër të tjera se po organizon takime me kryetarë të PD njëri pas tjetrit dhe se ata ja kanë thënë në sy situatën ish-kryetarit Basha.

A është i gatshëm Komisioni të ulet në tryezë me çdo demokrat, me çdo deputet?

Berisha:Dua të garantoj se PD është e hapur dhe vullnetplotë për debate dhe diskutime me çdo anëtar të ssaj, cilidoqoftë. Jemi të hapur të bëjmë gjithçka për bashkimin rreth votës së lirë. Nuk bëhet më fjalë për një kryesi pasi është shkarkuar në 11 dhjetor por kjo nuk do të thotë se fjala e demokratëve, nuk dëgjohet dhe nuk përfillet. Natyrisht fola për 11 dhjetorin por sanksionimin më të plotë e mori me 6 mars dhe ajo që dua tu siguroj është se PD ka institucionin e saj që është grupi parlamentar.

Dhunimi i PD-së u arkivua me dorëheqjen e Bashës. Ekziston një dhe vetëm një parti Demokratike, po ndodh një process i mrekullueshëm në bazë, po takoj njëri pas tjetrit kryetarët që kanë qenë dhe në takim me Bashën por që janë të qartë se ka vetëm një bashkim pas 6 marsit. Ja kanë thënë qsrtë Bashës në gojë e sy që anëtarësia është me 6 marsin.

E plotë:

Prononcimi për mediat dhe bashkëbisedimi me gazetarët

Është mbledhur Samiti i Aleancës së Atlantikut të Veriut, duke shprehur dhe konfirmuar mbështetjen e pakufishme për këtëAleancë, uroj dhe dëshroj që me punimet, vendimet e tij ky Samit t’i japë përgjigjen më të merituar terroristit nuklear, diktatorit gjakësor që beson dhe mendon se mund të terrorizojëlirinë e botës me armë nukleare që ai disponon. Ndaj e konsideroj këtë Samit shumë të rëndësishëm për paqen dhe lirinë në botë dhe i uroj shumë suksese.

Pyetje nga gazetarët:

Pyetje: Zoti Berisha, një ditë më parë Kryesia e PD ka vendosur që të ngrejë një grup pune që të negociojë me Komisionin e Rithemelimit të negociojë dhe të ulet në njëtryezë?
Sali Berisha: Së pari, dua të garantoj demokratët në të gjitha nivelet nga anëtari i thjeshtë tek deputetët e me radhë, se PD është e hapur dhe vullnetplotë për të diskutuar, për të debatuar me çdo anëtar të saj cilido qoftë ai. Jemi të hapur të bërëgjithçka për garantimin e votës së lirë dhe bashkimin rreth votës së lirë. Nëse nuk bëhet fjalë më për një Kryesi, pasi ajo ështëshkarkuar me vendimin e Kongresit historic të 11 dhjetorit, kjo nuk do të thotë se fjala e demokratëve cilido qoftë ai nuk dëgjohet dhe nuk përfillet. Natyrisht, fola për 11 dhjetorit, por sanksionimin më të plotë 11 dhjetori e mori në datën 6 mars. Kështu që, në këtë kontekst, ajo çka unë dua të theksoj dhe dua t’ju siguroj se PD ka institucionin e saj tashmë operativ dhe tëplotë dhe ky është grupi parlamentar. PD ka institucionet e veta të plota të dala nga Kuvendi i 11 dhjetorit, Komisioni iRithemelimit. Por, unë gjykoj se debate Brenda grupit parlamentar të PD mund të zhvillohet, mund të diskutohet për çdo gjë që parlamentarët e gjykojnë të arsyeshme. Sikundër dua të theksoj dhe ftoj miqtë e mi të mos harrojnë, ‘Bashizmi’ ishte doktrinë e dhunimit të statutit, institucionit, të parimeve tëpartisë. Ai u arkivua së bashku me dorëheqjen e Lulzim Bashës. Askush nuk mund të mendojë të paraqesë sikur ekzistojnë dy Parti Demokratike, dy formacione politike, ekziston një dhe vetëm një PD. Unë po takoj dhe një proces i mrekullueshëm po ndodh në bazë, po takoj njëri pas tjetrit kryetarë që deri dje, madje edhe në radhën e fundit kanë qenë në takimin që patën me Lulzim Bashën, por që janë haptaz të qartë se 6 marsi ka vetëm një mesazh, bashkimin, dhe ia kanë thënë në sy Lulzim Bashës se anëtarësia dhe të gjithë janë me 6 marsin. Kështu që, nuk duhet të bëjmë asnjë lloj spekullimi me fjalë, me qëndrime. Grupi parlamentar është. Në grupin parlamentar janë që të gjithë, përfshi edhe Lulzim Bashën.

Pyetje: Zoti Berisha ditën e hënën 17 deputetë të PD dolën me një qëndrim që vlerësuan dorëheqjen e zotit Basha, por kërkuan nga Komisioni i Rithemelimit që të tërhiqeshit edhe ju…
Sali Berisha: Unë nuk e di numrin, sepse kjo u kundërshtua, por mund të them kaq, me blofin nuk mund të luhet. Me blofin luan sot vetëm një dyshe që kalon nga një studio në një studio tjetër që pasi mbush xhepat me gurë në zyrat e propagandës së Edi Ramës, dyshja Baton Stanishiq, Preç Zogaj. Prandaj, miqtë e mi, mos dëgjoni fjalët e tyre se i mbushin xhepat te zyrat e Fugës.

Zoti Berisha, për t’ju rikthyer edhe njëherë negociatave…
Sali Berisha: Dialog dhe debat, nuk ka negociata. Kryesia nuk ekziston.

Pyetje: Por ndërkohë ka patur sërish një thirrje dje që tështyni Kuvendin e 30 prillit dhe të anuloni procesin nëbazë
Sali Berisha: Absolutisht, procesi mbetet i pacenuar. Kush ka ide dhe mendime t’i shtrojë në grupin parlamentar. Askush nuk ka autoritet që të ndryshojë 11 dhjetorin i cili u konfirmua në 6 mars.

Pyetje: Zoti Berisha, propozoni një mbledhje të grupit parlamentar të të gjithë deputetëve?
Sali Berisha: Sigurisht, grupi parlamentar është vetëm një, nuk kemi dy grupe parlamentare.

Pyetje: Keni një koment për venidmin e qeverisë Rama për të shpallur investitor strategjik aktorin Gaz Paja?
Sali Berisha: Për të bashkëlumturuar Edi Ramën me Gaz Pajën. Është skandali dhe vjedhja e fundit që iu bëhet pasurive të këtij vendi dhe ky është një akt i shëmtuar, dëshmia më flagrante se si kjo qeveri kap mediat duke përdorur pasuritë dhe pronat publike. Është e dënueshme dhe absolutisht e papranueshme. Nuk kam asgjë për dhuntitë artistike të Gaz Pajës, por këto të tjerat nuk kanë asgjë të përbashkët me artin, përkundrazi me fakultetet mëtë errëta, me veset më të këqija të njeriut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY