Ministria e Brendshme ka premtuar se do të hetojë një oficer garde që kërcënoi sot me pistoletë një grup protestuesish tek lagja 5 maji.
Euklend Benga, oficeri me pistoletë, është shoqëruesi i kryetares së Parlamentit Lindita Nikolla.
“Pas publikimit në media të pamjeve ku shfaqet një punonjës i Gardës së Republikës që ka nxjerrë armën e shërbimit gjatë një proteste në zonën e Paskuqanit, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore) ka nisur verifikimet për nxjerrjen e përgjegjësive dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet ne nje njoftim të Agjencisës së Mbikqyrjes Policore. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/