Vetëm një protestues mori pjesë në protestë në Gjirokastër kundër ngritjes së çmimeve. Ai është organizatori.
Fax tv publikoi pamjet nga fjala që mbajti para sheshit bosh në një muzg të ftohtë të qytetit ku nuk lëvizte këmbë njeriu.
Tre persona që erdhën më vonë i thanë gazetarit që do bënte kronikën se çmimet i cili është lënë i vetëm nga gjirokastritët e tjerë të cilët siç duket nuk janë të shqetësuar kundrejt rritjes së çmimit të karburantit dhe të produkteve të shportës.
“Nëse ju del llogaria, rrini dhe pini kafe gjithë ditën, kujt nuk i del është i mirëpritur dhe të vijë këtu në protestë. T’ju rrojë Edi Rama që e keni në krye. Ku jeni, ku jeni? Nëpër kafene ankoheni por në shesh nuk dilni.
Kjo është një vjedhje masive që na bëhet nga oligarkët, nga miqtë e Edi Ramës që i keni zgjedhur vetë. Ju ftoj të gjithëve të vini, protesta nis sot dhe do të mbahet çdo ditë. Edhe fill i vetëm të ngelem, ashtu do vij këtu çdo ditë”– tha qytetari i cili kishte organizuar protestën.
https://www.facebook.com/alpo.alportv/videos/2016804438481388/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/