Qytetarët protestuan edhe sot kundër rritjes së çmimeve përballë Kryeministrisë duke lajmëruar vijimësinë e tyre deri të shtunën kur pritet një protestë shumë e madhe.
“Jam rini që revoltohet, poshtë oligarkët”-bëjnë thirrje studentët që ishon të pranishëm. “Të ulet tarifa për masterin, e papërballueshme”, shkruhetj në pankarta që ata mbanin në dorë.
Një protestues tha se na vjen keq për të rinjtë.
”Është gjynah për ju të rinjtë që vuani se ne ikëm. Kaq fuqi kemi ne, vijmë një orë e ikim. Rama na vë fletërrufe në kurriz për Putinin, ça më duhet mua ai, kemi halle këtu!”, deklaroi ai për fax news. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/